Categories Politike

Më shumë se dy vite pa njohje të re për Republikën e Kosovës

Janë bërë dy vjet e gjysmë prej kur Kosova nuk ka marrë as edhe një njohje të re. Shteti i fundit që e ka njohur Kosovën ishte Ishulli Barbados, më 15 gusht të 2018-s. Që atëherë ndonëse janë ndërruar tri qeveri, por asnjëra prej tyre nuk ka arritur t’i sjellë Kosovës njohje të reja, përderisa Serbia për asnjë moment nuk e ka ndalur fushatën e çnjohjeve. Madje, sipas Serbisë, falë fushatës së saj, deri më tani, 18 shtete i kanë tërhequr njohjet për Kosovën. Nga Ministria e Punëve të Jashtme, pavarësisht përpjekjeve të medias ne Kosovë, nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje sa i përket strategjisë për sjelljen e njohjeve të reja.

Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ditë më parë pati deklaruar se i ka parandaluar përpjekjet e Serbisë për dy çnjohje për pavarësinë e Kosovës, pavarësisht se në qershor shefi i saj, kryeministri Avdullah Hoti, kishte rënë dakord me presidentin e Serbisë që të ndalet kjo fushatë, në këmbim të pezullimit të përpjekjeve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare nga ana e Kosovës.

Madje, për këtë vit, deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse Kosova synon të aplikojë për anëtarësim në ndonjë organizatë. Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, njëherësh deputete nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka theksuar se për shkak të pandemisë është pamundësuar që të shtrihet aktiviteti maksimal për njohje të reja e anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por që, sipas saj, përpjekjet nuk janë ndalur.

“Është një periudhë pandemie dhe është i pamundur edhe lobimi edhe lëvizja e njerëzve përgjegjës që janë për këto tema. Zvarritja e procesit të dialogut ndoshta ka ndikuar që të ndalet edhe procesi i njohjeve. Ka qenë e padrejtë që Serbia nonstop ka lobuar dhe ne e kemi kundërshtuar në të gjitha instancat edhe vendore edhe ndërkombëtare”.Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Dashnim Ismajli, ka theksuar se dialogu pa rezultat mes Kosovës e Serbisë e ka vendosur shtetin në situatë të pafavorshme karshi Serbisë dhe propagandës së saj për çnjohje. Sipas tij, përveç dialogut, edhe kriza politike e ka stopuar funksionimin e diplomacisë kosovare.

“Kosova qe disa vite nuk po tregon stabilitet të qëndrueshëm politik, kriza e brendshme politike rezulton edhe me mosfunksionimin apo moskoordinimin efikas të diplomacisë. Jashta kësaj, faktor tjetër është edhe mos koordinimi i diplomacisë kosovare dhe neglizhenca në ndjekjen e kursit intensiv lobues për të sforcuar subjektivitetin e shtetit në politikën ndërkombëtare”. Sao Tome dhe Principe, Surinami, Guinea Bisao, Burundi, Liberia, Guineja e Re, Lesoto, Dominika, Grenada, Unioni i Komoreve, Ishujt Solomon, Madagaskar, Palau, Togo, Republika Qendrore e Afrikës, Gana, Siera Leone dhe Nauru, janë shtetet që deri më tani kanë tërhequr njohjet për Kosovën, sipas ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME