Categories Politike

‘Mendon se je njeri i rëndësishëm’/ Zbardhet DEBATI Kurti-Vuçiç

Mediat serbe kanë zbardhur debatin mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të tyre, Aleksandër Vuçiç.

Sipas “Kurir”, i gjithë debati ka nisur në momentin kur Kurti mori fjalën gjatë tryezës së rrumbullakët për Ballkanin Perëndimor, që po zhvillohej në Mynih.

Kurti filloi të kritikojë marrëveshjen e Shengenit Ballkanik dhe përsëriti faktin që Serbia duhet të “çlirohet” nga Kosova dhe se dy vendit duhet të prezantonin masa reciproke. Por reagimi i Vuçiç ka qënë më i ashpër së Kurti e priste.

Me ton të lartë zëri, Vuçiç u shpreh se: Ju nuk mund të fyeni Serbinë sepse mendoni se jeni një yll i madh. Ju nuk përfaqësoni asgjë. Gjysma e botës, Kombet e Bashkuara nuk ju kanë njohur. Nëse vazhdoni të fyeni, s’është mirë. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ju nuk do të na provokoni. Se kuptoj pse i devijoni përpjekjet tona rreth Mini Shengenit. Është një sfidë e madhe për ju, nëse mendoni se po luani rolin e një njeriu të rëndësishëm.

Në asnjë moment të ligjërimit të tij Kurti nuk iu përgjigj Vuçiçit, duke zgjedhur që të heshtë, ndërsa kreu i shtetit rifilloi sërish ta sulmonte.

“Nëse mendoni për masat e reciprocitetit, atëherë lexoni marrëveshjen e Brukselit. Thuhet që ju duhet të formoni një Komunitet të Komunave Serbe. Ky ishte detyrimi juaj i vetëm dhe ju nuk bëtë asgjë,”- tha presidenti serb, ndërsa kryeministri i Kosvës zgjodhi sërish të heshtë.

Në panelin e djeshëm ku u diskutua për rajonin dhe merrnin pjesë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stavo Pendarovski, ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ai i Kosovës Hashim Thaçi e kryeministri Edi Rama. Bashkë me ta në tryezë ishte edhe shefi i diplomacisë europiane, Joseph Borrell.

Mesa duket në debat nuk janë përfshirë as Thaçi e as Rama, për t’i dalë në mbrojte Kurtit. Megjithatë edhe ky i fundit ka zgjedhur të heshtë brenda sallës, ndërsa jashtë e pranoi vetë në një intervistë se Vuçiç ishte nervozuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME