Politike

Mesazhi i koduar i Erion Braçes me lojën “Kala Dibrançe”

Një postim apo një foto në Facebook po përdoret si mjet për të përcjellë mesazhin në mënyrë të koduar atij apo atyre që do. Pyetja është: A po e bën këtë edhe zv/ kryeministri i qeverisë “Rama 2”

“Ka një fund” ishte mesazhi që deputeti socialist, Erjon Braçe shkruajti pak ditë para se të mblidhej Asambleja Kombëtare ku u bë e qartë se nuk do të ishte më pjesë e kabinetit qeveritar. Dje postoi një foto me perëndimin e diellit dhe me mbishkrimin “qetësi” ndërsa sot një foto të vjetër të lojës “Kala dibrançe”

Loja ku të gjithë hipin mbi disa fëmijë të përkulur. Lojën e fiton skuadra që mban më shumë dhe e humbet skuadra që rrëzohet dhe nuk arrin të mbajë peshën mbi kurriz. Kaq ka mjaftuar dhe shumë ndjekës të tij duket se e kanë kuptuar në mënyrën e tyre dhe kanë nisur ta interpretojnë mesazhin e koduar.

Ja disa nga interpretimet

Komenti 1: Vjen një moment qe këmbët nuk mbajnë me dhe humbë e gjithë skuadra. Prandaj duhet ta kesh skuadrën te fortë!

Komenti 2: Stil jete posi, nderveprimet, por ne nje kontekst tjeter ju tregon ju aty lart qe i jeni hedhur popullit TUAJ ne qaf.!

Komenti 3:    Një aktualitet i vërtetë. Mos rri urtë se hipin…., po vodhe të nderojnë…

Komenti 4: E di si e vendosnim ne rradhen? Ata qe kercenin me shume i linim te paret qe te mund te shkonin deri ne fillim te jasteku i thoshim ne.Kurse ata me te dobtit te shkurtrit te vonektet jo per faje te tyre po te gjenetikes i linim ne fund qe te hidheshim dhe te kapeshin te shoket qe ishin me te fort.Jo se nuk i donim apsolutisht i donim njesoi si te tjeret po nuk te benin pune ne ate lloje loje. Mos u mërzit se mbase nje dite do te vije edhe ty rradha te hidhesh i pari.

Po ju si mund të ta intepretoni?

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: