Kryetari i shtetit, Ilir Meta, i bëri një sfidë edhe kryeministrit Edi Rama. “Një ftesë e sinqertë për Kapedanin e Bllokut. Sot në ora 20:45, jam i ftuar për një intervistë live me Çim Pekën. Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve.
Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete, deputet nga partia ose hajde bashkë me të gjithë “të fortët” e tu. Nëse ti nuk do debat televiziv tek Çimi, unë e le atë për ty dhe vij kudo që të jesh ti. Vetëm të lutem më thuaj! Bëhu njëherë trim, hë të keqen, se dita e Llogaridhënies erdhi. Të lutem më thuaj! Po pres me padurim përgjigjen tënde o trimi i xha Jahos!” shkruan Meta.