fbpx
Politike

Meta i prerë: Objektivi ynë strategjik duhet të jetë ky

Presidenti Ilir Meta së fundmi ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera shkruan se “Shqipëria dhe Kosova nuk mund të ekzistojnë pa shqiptarë”. Sipas Metës objektivi strategjik është: “T’u krijojmë mundësitë dhe shanset të rinjve në Shqipëri, në Kosovë e kudo në rajon, ta shohin dhe ta ndërtojnë të ardhmen në trojet e tyre”.

Reagimi i plotë i Metës: “Shqipëria dhe Kosova nuk mund të ekzistojnë pa shqiptarë, dhe sidomos pa të rinjtë dhe pa të rejat tona!

Kjo është sfida më madhore kombëtare që kërkon urgjent bashkëpunim, zgjidhje afatgjatë e të qëndrueshme, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!

Jemi në kohën e duhur për të pasur një reflektim më të plotë, më të thellë e të përbashkët në këtë drejtim.

T’u krijojmë mundësitë dhe shanset të rinjve në Shqipëri, në Kosovë e kudo në rajon, ta shohin dhe ta ndërtojnë të ardhmen në trojet e tyre.

Ky duhet të jetë objektivi ynë strategjik”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button