Categories Politike

Meta i veshur kuq e zi: Nga kafja e lagjes, gati për Elbasan Arena

Presidenti Ilir Meta pas një dite intensive dhe takime me Komisionin e Venecias, ka shpërndarë një foto i veshur kuq e zi, ku thotë se është gati për të ndjekur sfidën mes Shqipërisë dhe Islandës, sfidë kjo që do luhet në mbrëmje  në stadiumin “Elbasan Arena”.

69841698 2477738852272373 1040112771238199296 N

Kreu i Republikës ka qenë shumë aktiv, ndërsa nuk ka nguruar të përcjellë mesazhet motivuese drejtuar djemve të Kombëtares në përballjen e sotme ndaj Islandës. Kjo sfidë , e cila është e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020” vjen pas disfatës kundër kampionëve të botës, Francës, e cila tre ditë më parë arriti të shënojë katër gola në portën e Thomas Strakoshës.

Si presidenti ashtu edhe kryeministri Edi Rama kanë dhënë mbështetje maksimale për kombëtaren duke  ftuar qytetarët të ndjekin përballjen e sotme në stadiumin e qytetit të Elbasanit, “Elbasan Arena”. “Nga kafja e lagjes: Gati për “Elbasan Arena”! 🇦🇱👐”-shkruan Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME