Categories Politike

Meta kërkon një hetim për shantazhin ndaj Sorecës dhe një zv.ministreje

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi ka paralajmëruar se Ilir Meta do t’i kërkojë institucioneve të drejtësisë të hetojnë shantazhin ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca dhe një zëvendësministreje.

Përmes një postimi në Facebook, Blushi thotës se Meta i bën thirrje gazetarëve të distancohen urgjentisht nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme, me qëllim shantazhimin e ambasadorit Soreca dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë.

REAGIMI I PRESIDENCËS

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta u njoh sot nëpërmjet medias me shqetësimin e rëndë të bërë publik nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Sh.T.Z Luigi Soreca, lidhur me përhapjen e qëllimtë dhe dashakeqe të disa lajmeve për gjoja ekzistencën e një video kompromentuese, me qëllim goditjen e pastërtisë së figurës së Tij.

Presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e Tij të plotë me ambasadorin e BE, si edhe me një zv/ministre të Qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje, bën me dije se shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve.

Presidenti Meta i bën thirrje gazetarëve të distancohen urgjentisht nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme me qëllim shantazhimin e Ambasadorit të BE dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë.

Presidenti Meta fton median, opinionin publik, dhe në veçanti shoqërinë civile, të solidarizohen dhe të dënojnë këtë shantazh të paprecedent, si dhe të përqendrohen në denoncimin dhe distancimin nga aktet e rënda të Rilindjes, për kapjen e sistemit të drejtësisë, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, siç ishte rasti më i fundit skandaloz i miratimit të ligjit anti-kushtetues për instalimin e KRYEKÇK-së, vetëm pak orë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të kërkuar nga vetë Kuvendi.

Presidenti Meta do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin e Tij të ngushtë me BE-në, dhe do të kërkojë hetim të përbashkët për situatën tepër të rëndë dhe të patolerueshme në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Presidenti Meta është i palëkundur në vendosmërinë e Tij për të mbrojtur vlerat europiane, nëpërmjet rivendosjes së besimit dhe integritetit të institucioneve të reja të drejtësisë, me besnikëri të hekurt ndaj Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Vetëm në këtë mënyrë do të garantojmë çeljen e negociatave për anëtarësim në BE dhe sundimin e ligjit në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME