fbpx
Politike

Meta: Në Kodër Rrëshen, me Nënë Terezën dhe stërnipërit e saj

Gjatë qëndrimit sot në Qarkun e Lezhës, Presidentit Ilir Meta ka vizituar familjen e Terezë Filopatit në Kodër Rrëshen. Në një foto të publikuar në Facebook së bashku me Nënë Terezën dhe stërmbesat dhe stërnipërit e saj, kreu i shtetit jep mesazhin se vendi ka nevojë për të ndalur tkurrjen dramatike të familjeve shqiptare.

“Në Kodër Rrëshen, me Nënë Terezën, e cila ecën e fortë drejt shekullit të parë të jetës, pranë stërmbesave dhe stërnipërve të saj, për të cilët uron të rriten të shëndetshëm e kurrë mos ta braktisin atë dhe vendlindjen e tyre.

Të bëjmë gjithçka për të ndaluar tkurrjen dramatike të familjeve shqiptare, për t’i rikthyer shkëlqimin Mirditës e mbarë Shqipërisë, mbështetur në ëndrrat, energjinë dhe pozitivitetin e fëmijëve tanë të mrekullueshëm, që meritojnë të rriten në Atdheun e tyre”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button