fbpx
Politike

Meta uron Joe Biden pas betimit si President i 46-të i SHBA-ve

Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në facebook ka uruar Joe Biden pas betimit si President i 46-të i ShBA-ve.

Meta theksoi se është i bindur që marrëdhëniet midis dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, si dhe i garantoi se Shqipëria do të vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me ShBA-të. Postimi i plotë i Metës: Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.

Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO. Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close