Categories Politike

‘Mini Shengeni ballkanik’, Petrit Vasili: Kjo soj Jugosllavie e re, thjesht një vdekësirë, synon të akomodojë intrigat e disa liderëve

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një postim në Facebook, ka komentuar takimin që po zhvillon kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Novi Sad të Serbisë me Presidentin Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev.

Gjatë këtij takimi të tre liderët do të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, duke e emërtuar këtë si një ‘Mini Shengen ballkanik’.

Por Vasili thotë se: “Jugosllavia e re pas te ciles bredh me nje gezim te deshperuar Edi Rama e ben ate qe ti ngjaje dhimbshem Çiçikovit personazhit te famshem te Nikollaji Gogolit qe mblidhte Shpirtra te Vdekur.

Kjo soj Jugosllavie e re eshte thjesht nje vdekesire,qe synon te akomodoje intrigat dhe ambiciet demode te disa liderave ballkanike. Keta lidera te cilet te paafte te perballen me sfida madhore si anetaresimi ne BE perpiqen te krijojne by pass te rinj thene me thjesht te zevendesojne autostraden e gjere te BE me nje rruge dhish fshati si kjo medemek e Jugosllavise se re.”

Postimi i plotë:

Edi Rama nga bulevardi i gjere i BE te rruga e dhive te Jugosllavise se re.

Deshtimi dramatik i Edi Rames ne procesin e Integrimit eshte nje faj historik i pashlyeshem i tij.

Ai eshte do te mbetet zhgenjimi me i madh per shqiptaret te cilet besuan dikur tek ky fjalaman, qe i katandisi ata nga bulevardi i gjere i Europes tek rruga e dhive te Jugosllavise se re.

Shqiptaret presin hapjen e negociatave per anetaresim ne BE dhe kjo aspirate e tyre eshte legjitime dhe hap realisht perspektiva shume te gjera per vendin dhe per cdo qytetar.

Jugosllavia e re nuk asgje tjeter vecse nje shpirt i vdekur dhe nje relike pa asnje vlere.
Bashkimi Europian dhe realiteti integrues qe ai realizon si ne planin e levizjes se lire,ne planin ekonomik dhe ate politik eshte nje projekt shume i madh perballe te cilit Jugosllavia e re eshte vecse nje reminishence provinciale qesharake.

Jugosllavia e re pas te ciles bredh me nje gezim te deshperuar Edi Rama e ben ate qe ti ngjaje dhimbshem Çiçikovit personazhit te famshem te Nikollaji Gogolit qe mblidhte Shpirtra te Vdekur.

Kjo soj Jugosllavie e re eshte thjesht nje vdekesire,qe synon te akomodoje intrigat dhe ambiciet demode te disa liderave ballkanike.

Keta lidera te cilet te paafte te perballen me sfida madhore si anetaresimi ne BE perpiqen te krijojne by pass te rinj thene me thjesht te zevendesojne autostraden e gjere te BE me nje rruge dhish fshati si kjo medemek e Jugosllavise se re.

Eshte e qarte se nje kryeminister teresisht i paafte,medioker dhe vulgar si Edi Rama e gjen me se miri veten ne keto nisma te vdekura sorrosiste,qe devijojne nga rruga transparente dhe vizionare e integrimit europian ne integrimin fshataresk drejt nje projekti te vdekur pa kuptim dhe me zero impakt si ky i pseudoJugosllavise.

Cdo lloj mikropengese burokratike mes vendeve te Ballkanit ka dhjetra mundesi te thjeshta zgjidhjeje permes marreveshjeve dypaleshe ,ndaj dhe butaforia e Jugosllavise se re thjesht eshte kunder atij dimensioni qe qytetaret presin dhe qe eshte aspirata e pandryshuar per te qene pjese e BE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME