Categories Politike

Ministrja Kushi: Ja si veprohet në shkolla kur ka mësues të infektuar

Në emisionin “Kjo javë” në ‘News 24” Ministrja e Arsimit Evis Kushi, sqaroi disa nga problematikat e arsimit që ka gjetur në këto dy javët e para në krye të detyrës. E pyetur sesa mësues janë infektuar me koronavirus, deklaroi se rastet nuk janë aq të shumta sa të mbyllen shkollat. Kushi theksoi se Ministria e Arsimit ka vendosur, se nëse infektohet një mësues me Covid-19, atëherë ai zëvendësohet, duke shtuar se janë vënë në dispozicion 1000 mësim-dhënës.

“Kemi sistem të ngritur, ku drejtorët raportojnë raste të koronavirusit. Nuk ka deri tani problematika sa të mbyllen shkollat. Janë dinamike. Ne kemi marrë masa që nesër një mësues infektohet, menjëherë zëvendësohet. Ne vendosëm që të kemi 1000 mësues shtesë në dispozicion. Kemi shumë pak shkolla që bëjnë mësim me shumë turne. Ka edhe shkolla pritëse, që janë të detyruar që të bëjnë mësim me 3 turne.”, tha Kushi. Evis Kushi vlerësoi se në ditët e para që ka marrë detyrën, ka kryer vizita në terren, duke thënë se këta vizita kanë shërbyer për të parë nga afër sesi shkon mbarë-vajtja e mësimit.

“Thjesht kryeministri më ngarkoi këtë detyrë dhe e vlerësoj si privilegj. Jam 100 për qind e motivuar për të bërë punën sa më të mirë. Kam fiks 1 javë që kam hyrë në zyrë. Më shumë se puna në zyrë, unë kam qenë në terren gjatë kësaj jave. Interesant ishte takimi me një vajzë të vogël nga fshati Xibrakë në Elbasan.

Shkuam bashkë me stafin atje dhe e ndihmuam me tekstet shkollore. E ndjeva shumë, sepse ishte vajzë e mirë dhe mësonte. U gëzova që shumë persona e ndihmuan vogëlushen, ndërsa në terren kam bërë vizita të befasishme, për të parë si është realiteti dhe si zbatohen masat ndaj Covid-19”, u shpreh Kushi. Më tej, Kushi vlerësoi se Ministria e Arsimit mbështet nxënësit me tekste falas, si dhe ka mundësi të bëjë më shumë me transportin e fëmijëve.

“Një nga politikat tona me më shumë përkrahje janë tekstet falas, që i kemi deri në klasën e shtatë. Deri në fund të mandatit, do ofrojmë tekste falas deri në klasë të nëntë dhe kategoritë në nevojë. Sfidë tjetër është edhe transporti, që ka akoma probleme e duhen rregulluar. Mësuesit dhe nxënësit kanë respektuar masat ndaj koronavirusit, sigurisht me ndonjë problem fare të vogël. Kemi siguruar maskat dhe mjetet e tjera ndaj koronavirusiit, bashkë me partnerët.

E kam marrë detyrën në kohën e koronavirusit. Mua më intereson siguria e nxënësve, shëndeti dhe vazhdimi i rregullt i procesit mësimor, dukem mos cenuar standardin mësimdhënës. Kam realizuar takim edhe me rektorët, për të diskutuar datën për fillimin e vitit të ri akademik. Është sfidë edhe hapja e universiteteve”, u shpreh ministrja Kushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME