Politike

Misioni historik i Partisë Demokratike! Nga Paulin Marku

Nga Paulin Marku Anëtar i Keshillit Kombetar të PDSH-së.

Misioni historik i Partisë Demokratike! Sot demokratët dhe qytetarët e ndershëm gjenden para një alternative shumë të rëndësishme, kjo për Partinë Demokratike në veçanti, por edhe për fatet e shqiptarëve dhe për kombin shqiptar në përgjithësi. Partia Demokratike dhe anëtarësia e saj ,sot është para një reflektimi real por pa ndarje, pa sharje, pa përbuzje, pa denigrime personale, pa inate, pa epitete, pa shpallje kundërshtarësh e armiq në gjirin e Partisë.

Zgjedhjet parlamentare të 25-Prillit u zhvilluan në një klimë jo realiste dhe të barabartë mes subjekteve garuese, një administrate në shërbim total të pushtetit me të gjitha format dhe mënyrat jo demokratike, me blerje masive votash, kjo edhe për mentalitetin e njerzëve dhe moskrijimin e besimit nga opozita. Për Partinë demokratike sot është e nevojshme më shumë se kurrë!

1.Hapja, modernizimi, gjithpërfshirja, mos përjashtimi, bashkimi i të gjithë kontribuesve në këto 30 vite, pa dallime e pa dyshime edhe të atyre që kanë mendime ndryshe.

2.Ngritja dhe funksionimi statutor i të gjithë strukturës Partisë Demokratike nga qendra e deri në bazë, pa ndikime, por me vlerësim real e mundësi konkrete për të drejtuar misionin drejt fitores.

3.Rishikimi i anëtarësisë në bazë dhe freskimi praktik me anëtarë të rinj,në çdo seksion, grupseksion, degë, kryesi, departamente, forum rinor e LDG-së.

4.Krijimi i një grupi apo bordi, senati me drejtues të Partisë Demokratike në vite, për këshillim, eksperiencë, gjithpërfshirje dhe vendimarrje.

5.Bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe përthithja e specialistëve të fushave të ndryshme pranë çdo dege, grupseksioni dhe në qendër për hartimin e politikave lokale dhe qendrore.

6.Lidershipi drejtue në çdo qelizë të Partisë Demokratike të jetë individ ,me integritet,me moral,i ndershëm, njohës i zonës ku operon, bashkëpunues, i devotshëm, vizionar , iniciator e vendimarrës kolektiv.

7.Pranimi i zërave dhe mendimit ndryshe, respektimi i çdo mendimi, përfshirja në debate konstruktive, hartimi i strategjive për çdo fushatë elektorale, përzgjedhja e individivë të pranueshëm e të respektuar në komunitetin ku jetojnë.

8.Organizimi dhe përfshirja e të rinjve dhe të rejave, nga gjimnazet apo shkollat e mesme, universitetet, shkollat profesionale dhe ngritja e seksioneve përkatëse në funksion të sistemit të karriesës në Partinë Demokratike.

9.Takimet e vazhdushme me strukturat e çdo niveli me qëllim, rritjen e njohjes, kohezionit, mirëkuptimit, afërsisë me bazën  problematikave të ndryshme, ndërhyrjes dhe zgjidhjes së problemeve që mund të krijohen.

10.Bashkimi dhe jo ndarja, respekti reciprok dhe strukturor, vlerësimi real dhe jo anashkalimi, hapja serioze dhe gjithpërfshirja, respektimi i statutit dhe normave në Parti, vendimarrje strukturore dhe jo individuale janë baza dhe suksesi për fitoren e Partisë Demokratike.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: