Categories Politike

Negociatat, ‘Berlini’ dhe siguria në Ballkan, Cakaj me ministrat e Jashtëm të BE-së në Helsinki

Takimin joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor po mbahet në Helsinki, ku mori pjesë ministri  Gent Cakaj bashkë me Federica Mogherini dhe Ministrin të Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto. Ky është një format i njohur i Presidencave të Këshillit të BE-së në fillim të mandatit të tyre gjashtëmujor, i cili daton që në vitin 1974.

Në takim morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, si dhe vendet aspirantë për anëtarësim dhe  është konceptuar si takim jo-formal për diskutime të hapura mes ministrave të jashtëm, për të diskutuar mbi çështjet e rendit të ditës së Bashkimit Evropian.

Ministrat pritet të trajtojnë tema të nxitjes së bashkëpunimit rajonal në fusha të interesit të përbashkët. Do të diskutohen  çështjet e agjendës evropiane e të rajonit, nismat në kuadër të procesit të Berlinit apo transheve të tjera paralele rajonale, të cilat kanë si objektiv agjendën e zgjerimit.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Helsinki ka një agjendë të ngjeshur takimesh me homologët e tij të vendeve të BE-së, për të diskutuar mbi pritshmërinë për një vendim pozitiv nga Këshilli në tetor 2019 për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Gjithashtu, në fokus të takimeve do të jetë edhe situata në rajon dhe marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME