Politike

Nënshkrimi i tri marrëveshjeve në Samitin e Berlinit, Rama: U arritën falë kancelarit Scholz!

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nënshkrimin e tri marrëveshjeve në samitin e Berlinit, në kuadër të Open Balkan “i priste me padurim” dhe ato u arritën pasi kancelari gjerman Olaf Scholz punoi shumë fort për t’i bindur të gjithë t’i nënshkruanin.

“Nuk mund të mos theksoj se këto marrëveshje i prisnim me padurim prej 2-3 vitesh, ishin të bllokuara. Kancelari punoi shumë fort për ti bindur të gjithë t’i nënshkruanin. Sot patëm tri nënshkrime në kuadër të Open Balkan.

Të gjithë janë të përfshirë në kuadër të këtyre marrëveshjeve.

Tingëllon e çuditshme dhe mënjanuese për popullin e Kosovës, që s’mund të lëvizim lirshëm në BE”, tha Rama.

TRI MARRËVESHJET

1. Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor

2. Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor

3. Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Europën Qendrore

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close