fbpx
Politike

“Nëse mundem nga Joe Biden, do të largohem nga vendi”, Trump befason me deklaratën e fundit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit ku ka thënë mund të largohet nga vendi nëse humbet zgjedhjet muajin e ardhshëm ndaj kandidatit demokrat, Joe Biden.

Mbrëmjen e kaluar në një tubim në Georgia, Trump tha se nëse humbet zgjedhjet ai nuk do të ndihet mirë e për këtë do t’i duhet të largohet nga vendi. Më tej ai tha se kjo është gara kundër kandidatit më të keq në historinë e politikës dhe kjo do ta bënte të ndihej në presion.

“A mund ta imagjinoni nëse do të humbas, çfarë do të bëj? Unë do të jem i detyruar të them se kam humbur ndaj kandidatit më të keq në historinë e politikës,”- tha Trump përpara audiencës.

Presidenti gjithashtu tha se ai nuk do të merrte pjesë në asnjë mbledhje fondesh gjatë 2020. Sipas burimeve, Joe Biden ka mbledhur 383 milionë dollarë, ndërsa Trump ka mbledhur rreth 247 milionë dollarë. Kanë mbetur vetëm 18 ditë nga zgjedhjet, dhe deri më tani kanë votuar 20 milionë persona.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button