Politike

Nga Pjetri, Babani e Kajmaku, ç’po ndodh me tre kryebashkiakët? Zbulohen lëvizjet në Prokurori

PD thote se Prokuroria ka stopuar verifikimin në të paktën 3 bashki të vendit, per kryebashkiake të cilët ende qëndrojnë në detyrë. Ne nje deklarate per mediat, ishte ish deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, i cili tha se “Megjithëse kanë kaluar disa javë nga denoncimi i tyre, kriminelët e Ramës vazhdojnë të drejtojnë bashkitë, vazhdojnë të mos përballen me drejtësinë për shkak të mosveprimit të prokurorisë”.

DEKALRATA E PLOTE

Prej më shumë se 3 muajsh, Partia Demokratike ka referuar në prokurori krimin shtetëror të 30 Qershorit, rastet flagrante të blerjes së votave, presionit mbi administratën, shkeljen flagrante të ligjit nga komisionerët e të gjitha niveleve, manipulimin e votave në 30 Qershor, por organi i prokurorisë nuk ka bërë asnjë veprim.

Deri tani: Nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar. Nuk ka asnjë person të hetuar. Nuk ka asnjë person të arrestuar.

Nën kontrollin e Edi Ramës po veprohet kundër vullnetit të Bashkimit Europian për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Hetimi i k rimeve elektorale është një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por prokuroria hesht. Hajdutët e votave janë të paprekshëm. Ata nuk hetohen dhe nuk ndëshkohen, sepse i shërbejnë pushtetit të korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës.

Duke mos regjistruar zyrtarisht asnjë procedim penal që lidhet me zgjedhjet, Prokuroria ka zhvlerësuar edhe ODIHR-in, i cili thekson se ishte dëshmitar i rasteve të kërcënimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësisë së votës në qendrat e votimit.

Mosveprimi i prokurorisë për të ndëshkuar krimet zgjedhore që mbajnë në pushtet Edi Ramën, është treguesi më i qartë i mungesës së vullnetit politik të kryeministrit për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button