Politike

Nis mbledhja e Kryesisë së PD, priten ndëshkime mbas protestës së Berishës

Duke marrë shkas nga situata e krijuar në PD, ku ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me mbështetës të tij kanë protestuar, me kërkesë të kryedemokratit Lulzim Basha eshte kerkuar mbledhja e Kryesise se PD e cila parak pak minutash ka filluar.

Rendi i ditës do të jetë “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”. Ne mbledhjen e sotme priten edhe vendime ne lidhje me ate qe ndodhi te shtunen.

NJOFTIMI I BARDHIT

Te nderuar anëtarë të Kryesisë,

Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.

Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardh

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close