Politike

Nishani: Primaret, fillimi i një dimensioni të ri. PD do të kthehet fuqishëm!

Ish-presidenti Bujar Nishani, në një intervistë në Syri Tv, ka komentur primaret e mbajtura sot në gjashtë bashki të vendit, fituesit e së cilave do të përfaqësojnë grupin Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Nishani theksoi se, primaret kanë krijuar një dimension të ri në Partinë Demokratike, duke shtuar se PD do të kthehet në lavdinë më të madhe.

“Primaret janë fillimi i një dimensioni të ri. Në PD ka nisur një kulturë e re politike, sfidat tona janë përpara dhe besimin e kemi tek ky besim i fortë i demokratëve, sot PD po rikthehet me lavdi. Për të shkuar në qeverisje, na duhen zhvillime, ndryshime, ka kulturë te re tashmë në zhvillim të zgjedhjeve.

Primaret kanë sjellë kandidatë, që janë vërtetë me popullin shqiptar dhe përfaqësojnë shqiptarët. Vota është kulturë, prej kohësh qytetari ishte injoruar dhe gati po zhbëhej qytetari, gjë që nuk e meriton. Prej kohësh qytetarët ishin injoruar e ne po kthejmë dinjitetin e shqiptarëve”, u shpreh Nishani.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close