Categories Politike

Nisin pakënaqësitë e para, Balla thumbon Gjiknurin: Atje s’bien tërmete, jam më i votuari

Duket se Taulant Balla nuk e ka pritur mirë vendimin e kryeministrit Edi Rama për ta zëvendësuar si sekretar i përgjithshëm me Damian Gjiknurin. Damian Gjiknuri do të jetë gjithashtu drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit duke spostuar Ballën në Fier. Tashmë Taulant Balla do të mbajë vetëm detyrën e kreut të grupit parlamentar të PS dhe drejtues i qarkut Fier, plus mandatin e deputetit për qarkun Elbasan.

“Secili prej nesh në karrierën e vet duhet ta ketë një hap në forcimin e vet si përfaqësues i PS. Kjo nuk është çështje kungujsh por përgjegjësish. Dua të them se ky është meraku im i vetëm. Do të mërzitem nga Rama nëse Elbasani nuk do marrë investimet e nevojshme për t’i kthyer atë borxh që PS i ka mandatin e tretë.

Elbasani ka rezultatin më të mirë për PS. Do jem në Kuvend që Elbasani të ketë vëmendjen e parë të qeverisë. Unë jam sa përfaqësues dhe banor i atij qarku. Tifozeria dhe marrëdhënia ime me Elbasanin nuk ndryshon kurrë. Do jem mes Elbasanit dhe Fierit. Nuk bien tërmete në Elbasan. Koha do tregojë që për atë që unë po them sot kam shumë të drejtë. Unë jam bërë deputet i Partisë Socialiste në vitin 2005 dhe për çudi edhe atëherë kam qenë deputeti më i votuar.

Ne gjithmonë ne kemi rifreskuar. Kam mbështetje maksimale për qeverinë e re. Ministrat meritojnë respektin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Në këtë këndvështrim do mirëpres edhe mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Gjatë rrugës mund të ketë edhe ndryshime, edhe përmirësime. PS do të fitojë zgjedhjet e vitit 2023 dhe 2025. Ky është objektivi ynë”, tha Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME