Categories Politike

“Një tjetër e premte e zezë”, Berisha reagon ashpër pas dekretimit të Ramës si Ministër i Jashtëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dekretimit të kryeministrit Edi Rama në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se kjo është një tjetër e premte e zezë në historinë e kushtetueshmërisë, indteresit kombëtar dhe politikës së jashtme.

Sipas tij, “Kjo sepse kete dite, me 18 janar te vitit 2019, presidenti i Republikes dekretoi albanofobin, antishqiptarin e mirefillte, njeriun qe ne popull masivisht e therrasin Zografi Bis si minister i jashtem i Shqiperise.

Kjo sepse kesaj here, njelloj si Jorgo Kristakis Zografi 105 vite me pare, qe per llogari te magalides shpalli autonomine e zonave jugore te vendit, Edvin Kristakis Rama me marreveshjen e tij i fali Greqise 2100 km det dhe trilione meter kub gaz dhe fuçi nafte pasuri perrallore nendetare te popullit shqiptar.”

Më tej ai e akuzon Ramën si flamurmbajtës në Tiranë i idesë së Serbomadhisë dhe nismëtar i projektit të copëtimit të territoreve të Kosovë.

“Edvinin shqiptaret e konsiderojne dhe e therrasin rendome Zografi bis sepse ai eshte flamurmbajtes ne Tirane i idese se Serbomadhise, iniciator i projektit te coptimit, tregtimit te territoreve te Kosoves.”, – shkruan Berisha.

Postimi i plotë: 

Sot eshte nje e premte tjeter e zeze:

ne historine e kushtetutshmerise, interesit kombetar dhe politikes se jashtme te Shqiperise!

Te dashur miq, sot eshte nje e premte e zeze ne historine e kushtetuteshmerise, te politikes se jashtme te Republikes se Shqiperise dhe interesave kombetare te shqiptareve.

Kjo sepse kete dite, me 18 janar te vitit 2019, presidenti i Republikes dekretoi albanofobin, antishqiptarin e mirefillte, njeriun qe ne popull masivisht e therrasin Zografi Bis si minister i jashtem i Shqiperise.

Kjo sepse kesaj here, njelloj si Jorgo Kristakis Zografi 105 vite me pare, qe per llogari te magalides shpalli autonomine e zonave jugore te vendit, Edvin Kristakis Rama me marreveshjen e tij i fali Greqise 2100 km det dhe trilione meter kub gaz dhe fuçi nafte pasuri perrallore nendetare te popullit shqiptar.

Edvinin shqiptaret e konsiderojne dhe e therrasin rendome Zografi bis sepse ai eshte flamurmbajtes ne Tirane i idese se Serbomadhise, iniciator i projektit te coptimit, tregtimit te territoreve te Kosoves.

Kjo eshte nje e premte e zeze ne historine e kushtetutshmerise dhe triumf i grushtit te shtetit brenda shtetit dhe kjo sepse

Kushtetuta e Shqiperise neni 102 pika “d” sanksionon” se kryeministri dhe jo zevendes kryeministri, “kryen detyra të tjera të parashikuara në Kushtetutë e në ligje”.

Me kete pike te ketij neni, ne arsyetimin me elementar do te thote se Kushtetuta e kufizon kryeministrin dhe jo zevendesin e tij, te kryeje detyra te tjera perveç atyre qe parashikohen ne Kushtetute dhe ligje.

Kushtetuta ka vendosur piken “d “ne nenin 102 me qellimin per te kufizuar kryeministrin, per t’i diktuar atij se vertet ti je shef i ekzekutivi por fuqite e tua kufizohen brenda Kushtetutes dhe ligjit, dhe per t’a detyruar keshtu me qellim kryeministrin, qe te respektoje parimin e dekoncentrimit te pushtetit ekzekutiv, parim qe de facto eleminohet me dekretimin e Edvinit minister i jashtem dhe çel rrugen ipso facto mbi bazen e ketij precedenti, pasi ka kryer grushtin e shtetit brenda shtetit duke eleminuar Gjykaten Kushtetetuese, te marre cdo portofol tjeter njelloj si ne vende diktatoriale.

Edvin Kristaq Rama, per te marre portofolin e ministrit te jashtem duhet qe te amendonte Kushtetuten, e cila qellimisht nuk ka parashikuar qe kryeministri te marre edhe detyren e ministrit por e ka urdheruar ate se mund te marre detyra qe parashikohen ne Kushtetute dhe ligje.

Po keshtu, puçisti Rama mund te merrte detyren e ministrit te jashtem duke amenduar ligjin organik te Keshillit te Ministrave dhe me ligj te autorizonte veten qe te merrte edhe detyre ministrore.

Kjo eshte nje e premte e zeze ne historine e shtetit shqiptar te bazuar mbi vlerat e pluralizmit politik, pasi kjo dite ktheu nje model rrenqethes dhe te shemtuar te shtetit monist te Pasluftes se Dyte Boterore ku diktatori paranojak Enver Hoxha ishte edhe kryeminister dhe minister i jashtem i shtetit te tij diktatorial.

Kushtetuta e Shqiperise ne nenin e saj 100 pika 4 sanksionon se : “Aktet e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme, kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues.”

Keshtu qe sot e tutje te gjitha marreveshjet nderkombetare te Shqiperise, aktet dhe propozimet e Ministrise se Jashtme qe do miratohen ne qeveri do kene ne njeren ane firmen dhe vulen e kryeministrit Edvin, kurse ne anen tjeter firmen dhe vulen e ministrit te jashtem Edver. Turp dhe faqe e zeze!! sb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME