fbpx
Politike

“Nuk e ndihmon dot as Luli”/ Spiropali: Grushti ka nisur në kokën e Metës

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta nga Presidenca. Përmes disa postimeve në Twitter, Spiropali shpreh keqardhje për presidentin, teksa shton me ironi se atë nuk e ndihmon dot as Lulzim Basha.

“Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën. Kjo dihet. Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin!Keqardhja për Presidentin ka sosur. Ajo për I.Metën s’ka të sosur”, shkruan ajo në Twitter.

Sa i përket grushtit të shtetit që paralajmëroi presidenti, Spiropali deklaroi se ai ka nisur në kokën e Metës që kur nisi Reforma në Drejtësi. “Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit,ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”, përfundon ajo.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button