fbpx
Politike

OFL do shkrihet pas dështimeve spektakolare? Lleshaj zbulon vendimin që ka marrë qeveria

Edhe pse kanë munguar rezultatet e dikshme në sekuestrimin e pasurive të dyshuara, të personave të lidhura me krïminin, OFL nuk do të shkrihet ende. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili tha në emisionin Përballë në RTSH, se afati për Operacionin Forca e Ligjit do të shtyhet.

Edhe pse prej ditësh është folur se OFL-ja do të shkrihet si nismë e proklamuar me bujë nga qeveria për goditjen e krïmit, Ministri i Brendshëm mendon të kundërtën dhe thotë se mund të duhet vetëm një amendim i ligjit dheshtyrje e afatit të vlefshmërisë që të mbullen proceduart e nisura në Gjykatë.

“Praktika e këtyre muajve dhe ngarkesa e madhe që solli pandemia ka ndryshuar disa nga supozimet bazë dhe do të na duhet ndoshta që të mendojmë një amendim të ligjit. Do të kërkohet një shtyrje e afatit të vlefshmërisë së ligjit dhe që të paktën procedurat që tashmë janë pranë gjykatës të mund të mbyllen. Do të lihet pak kohë, do të kushtëzohen me mbylljen e çdo procesi të nisur”, tha Lleshaj në ‘Përballë’.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button