Politike

Olta Xhaçka bisedë telefonike me Philip Reeker: Po punojmë shumë për zgjedhje me standarde

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike zv.sekretarin e  Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe EuroAzisë në Departamentin Amerikan i Shtetit Philip Reeker.

Zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme njofton se ministrja Xhaçka i ka konfirmuar zyrtarit të SHBA punën që qeveria “Rama” po bënë për zhvillimin e zgjedhjeve me standarde më 25 prill. “Marrëdheniet me SHBA, gur themeli i politikës sonë të jashtme. Shqipëria partner besnik i SHBA, prej 30 vitesh kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike.

Plotësuam kushtet për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Shqipëria po punon shumë për të garantuar zgjedhje të lira dhe me standarde”,- është shprehur gjatë bisedës telefonike ministrja e Jashtme e Shqipërisë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close