Politike

Padia për shpifje/ Sot përballja në GJKKO mes Lulzim Bashës dhe Erion Veliajt

Lulzim Basha është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas seancës së kaluar kur të dyja palët refuzuan pajtimin, përballja tashmë ka shkuar në gjykim të drejtpërdrejtë.

Burime nga PD bëjnë me dije se sipas tyre pas ndryshimit të gjyqtares që kishte në dorë padinë penale të Bashës ndaj Veliaj, kreu i PD ka shkuar në seancë për të shmangur pezullimin e çështjes pas ndryshimit të gjyqtares, duke treguar kështu vullnetin për ta çuar deri në fund përballjen me Erion Veliaj, të cilin e akuzon për shpifje. Në seancë ka munguar kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, ndaj seanca është shtyrë.

Në tetor të vitit 2020 PD paditi Velian në Gjykatën e Tiranës, duke argumentuar se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat sipas PD janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit.

Çështja shkoi në GJKKO pas vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë pas përplasjes për ‘kompetencë lëndore’ të GJKKO dhe Gjykatës së Tiranës se cili prej institucioneve e ka në kompetencë gjykimin e akuzës për shpifje të bërë në drejtim të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt nga Lulzim Basha, kryetar i PD-së. Ky vendim i Gjykatës së Lartë zgjidh problemin dhe është unifikues dhe do të përdoret si precedent për çështjet e tjera të ngjashme.

3 akuzat e Erion Veliajt për Bashën: • Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë • Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë • Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: