Categories Politike

Paketa ‘anti-shpifje’/ Rudina Hajdari thirrje Ramës: Të tërhiqet nga ky ligj

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Rudina Hajdari me anë të një konference për mediat ka kërkuar që qeveria e Ramës të tërheqë paketën ‘anti-shpifje’ që pritet të kalojë të enjten për miratim në Kuvend. Sipas deputetes Hajdari, me anë të ligjit të ri i jepen më shumë kompetenca AMA-s dhe AKEP, gjë që bën që mediat të bien në censurë dhe autocensurë. Ndërkohë Rudina Hajdari ka folur edhe për gjobat që parashikohen nga ky ligj i ri, ku sipas saj masat administrative janë shumë të larta dhe nuk përballohen dot nga redaktorët dhe gazetarët. Ndër të tjera Rudina Hajdari ka deklaruar se kjo paket ligjore po krijon struktura paralele si ajo me ‘KÇK’. Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të mos bëhet pengesë për Reformën në Drejtësi por të anulojë projektligjin para se të miratohet në Kuvend. “Edi Rama vijon të sulmojë në mënyrat e mundshme të gjithë zërat që dalin në kundërshtim. Kështu është rasti i paketës Anti shoifje. Opozitën e ka kthyer në spektatorë ai abuzon me pushtetin. Ai i ka shpallur luftë mediave, dhe shoqatave të mediave që kanë dalë hapur kundër paketës anti shpifje dhe kërkon të mbys demokracinë në vend. Shoqata e mediave ka kërkuar që paketa anti shpifje të rrëzohet dhe të merret parasysh institucione vetërregulluese. Në fakt Rama i ka dhënë kompetenca të shtuara AMA-s dhe të mbyllë media pa vendim gjykate. Si mundet që AKEP dhe AMA të ketë këto kompetenca në kundërshtim me veprimet demokratike. Gjobat janë të larta dhe nuk mund të përballohen. Kjo është një censurë dhe një autocensurë. Gjykata duhet të jetë ajo që dënon shpifjet. Në një kohë që Reforma në Drejtësi vazhdon Rama merr kompetenca që nuk i takojnë. Krijon kompetenca paralele si kjo e anti-shpifjes dhe KçK. I bëjmë thirrje Ramës të ndalojë degradimin e Reformës në Drejtësi Të lejojë që Reforma të vazhdojë dhe të mos bëjë iniciativa ligjore që nuk i takojnë këtyre strukturave. Duhet të merren parasysh rekomandimet e OSBE për paketën anti-shpifje. Këto propozime nuk janë marrë parasysh. Kërkojmë që para seancës plenare qeveria të tërheqë paketën anti-shpifje pasi jemi para kryesimit të OSBE. Dhe nuk duhet të ja dobësojmë rolin Shqipërisë. Duhet të tregojmë se ne jemi në gjendje t’i dëgjojmë.” tha Hajdari.

Hajdari ka bërë edhe krahasime të paketës ‘anti shpifje’ me  vendet si Turqia dhe Rusia ku sipas saj kryeministri Rama po e çon vendin në ‘Ramizim’. “Në kushtet ku jemi sot duhet t’i ndalim këto procese. Që bëjnë Ramizimin e Shqipërisë. Si në vend të jera si Turqia apo Rusia. Kemi kaluar një vit të vështirë. Djegien e mandateve, bojkotin e zgjedhjeve refuzimin e anëtarësimit e më pas tërmetit. Në kushtet e sotme Rama të reflektojë dhe të tërheqë këtë paketë që është në kundërshtim me Bashkimin Evropian. Janë mbi 5 rekomandime. Neni2: Shërbimet mbështetëse nuk duhet të përfshihen në ligjin për mediat. Ne kemi një kornizë për këtë, por jo ti japim më shumë pushtet organizatave si AMA dhe AKEP.” tha Rudina Hajdari. “Gjobat të ulet të reduktohen në bazën se si mund të përballohet nga mediat online. Pra të gjitha masat të kenë kritere shtesë. Po ashtu thuhet se duhen hequr kompetencat që i jepen AKEP. Që do të komandohet nga ish shefi i kabinetit të Kryeministrit. ” ka thënë ndër të tjera Rudina Hajdari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME