Categories Politike

Paralajmërimi për “video me fakte përvëluese”, Rudina Xhunga: U përvëlofshin

Gazetarja Rudina Xhunga analizoi zhvillimet e fundit politike në rubrikën “Opinion”, në News24. Gazetarja Xhunga deklaroi se kriza politike është një krizë personale e politikanëve shqiptarë.

Sipas saj, politikanët e periudhës post-komuniste kanë frikë nga Reforma në Drejtësi, pasi do të bëhen kurbanë të saj. “Nuk mendoj se Rama, Meta, Berisha nuk do të jenë kurbanë të kësaj reforme, sepse do jenë pikërisht politikanët kurbanë”, tha Xhunga.

Më tej, gazetarja komentoi dhe paralajmërimin e Presidentit Ilir Meta se do të nxjerrë një video me fakte përvëluese, duke thënë se le të përvëlohen të gjithë politikanët, pasi e rëndësishme është mirëqenia e shqiptarëve.

“Po ta përvëlojnë. Ata flasin për video përvëluese, e kërcënojnë njëri-tjetrin, por nuk e japin. Edhe mund të jetë, por nuk më intereson nëse përvëlohen politikanët, u përvëlofshin”, u shpreh gazetarja.

Si i ke parë takimet e Presidentit Meta?

Ajo që më bën përshtypje është fakti që kriza nuk ka impakt te njerëzit. Kemi fituar një lloj qytetarie dhe afirmimi qytetar, që na bën më pak të ndjeshëm ndaj krizave politike. Janë kriza personale politike, të krijuar nga individë, në këtë rast nga Presidenti Meta dhe kryeministri Rama. Është një publik më i qartë, njerëzit duan ujë, drita, punësim, rrugë, Reformën në Drejtësi dhe për këtë nuk ka më dyshime. Nuk është se na është kapur drejtësia në këtë moment, ne kemi pasur prej 30 vitesh një sistem të kapur.

Por nuk mund ta përjashtojmë faktin që ka një krizë, si e shihni situatën?
E shoh me shumë qetësi, sepse mendoj se do sjellë një zgjidhje. E shoh si një teatër nga palët, që kanë frikë Reformën në Drejtësi. Drejtësinë e kanë pas në dorë Meta dhe Berisha, që u takuan sot, sepse nuk duan t’ia lënë Ramës. Reforma në drejtësi nuk është bërë nga Rama. Nuk mendoj se Rama, Meta, Berisha nuk do të jenë kurbanë të kësaj reforme, sepse do jenë pikërisht politikanët kurbanë. Unë dyshoj që prokurorët e prekur nga Vettingu të kenë qenë pa probleme. Ka ende prokurorë të korruptuar. Është një kastë njerëzish që po kërkojnë rrëzimin e reformës. Unë nuk pres ndërrimin e Ramës me Bashën, unë pres Refomën në drejtësi, pa bërjen e reformës do jemi ende te ndërrimi i emrave. Rama ka ardhur momenti të tregojë nëse e do vërtet këtë reformë apo “tërhiqe e mos e këput”.

Gjuha e ashpër e Berishës…
Më duket kërcënim. Mënyra si komunikon Meta apo Berisha tregojnë pafuqinë e tyre. Nuk kanë fuqi mbi reformën. Unë e besoj që reforma është bërë nga ndërkombëtarët. Ata po flasin shqip. Reforma në Drejtësi është nën kurimin e ndërkombëtarëve dhe do shkojë deri në fund nën ndikimin e tyre. Nuk mund të na pranojnë në BE me këtë drejtësi e zgjedhje që kemi. Ne jemi në një prag ’91-shi, në kohën kur po përmbyset një regjim. Meta e Berisha tregojnë se mund të gënjejnë sërish Evropën, por nuk kemi kë gënjejmë më, nuk rikthehet më ’91-shi. Janë shqiptarët e 2019, të dielën ishin te panairi i bujqësisë, sepse kanë bërë para, ishin në panairin e librit, ishin në stadium. Shqipëtarët i njohin këta politikanë dhe duan t’i përzënë. Ky është muri ynë i Berlinit, që do rrëzojmë realisht. Në ’91-shin nuk e rrëzuam dot, tani do ta rrëzojmë, jemi gati.

Përplasjet për Kushtetuesen, kallëzimi i Dvoranit dhe paralajmërimi për videon …
Kjo s’do të thotë asgjë për Shqipërinë, por për Metën. Ai është në një moment delikat, edhe Berisha. Ky i fundit i përket një kaste 30-vjeçare. Kur të dalë para drejtësisë, nuk do marrin medalje, të jep tjetër gjë drejtësia. Edhe Meta, e Rama, të gjithë kanë frikë nga drejtësia. Por, Rama po e tregon në mënyrë tjetër frikën, Meta po bërtet, ndërsa Berisha e tregoi sot. Është problem thellësisht personal i politikës shqiptare, që po tenton të gënjejë ndërkombëtarët. Shqiptarëve nuk iu intereson shfaqja e politikanëve, po jetojnë normalisht jetën e tyre.

Sa i takon nivelit ekonomik, si po jetojnë shqiptarët?
Ka një mijë probleme në vend. Shqiptarët jetojnë keq, kanë probleme të rënda ekonomike, shëndetësore, pronash. Një qytetar me mirëqenie është më i aftë t’i kërkojë llogari politikës. Shqiptarët nuk kanë kohë për batutat e politikanëve.

Reforma Zgjedhore, sa larg apo afër i shihni zgjedhjet e parakohshme?
Mund të bëhen edhe në janar, edhe në maj. Problemi është kur po bëhet Reforma Zgjedhore. E rëndësishme është që shqiptarët të kenë një reformë zgjedhore, që do lejojë pastrimin e drejtë të të gjithë procesit.

BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME