Pas qeverisë kryeministri Edi Rama ngre më këmbë edhe deputetët socialistë për shkak të tërmeteve. Kreu i qeverisë ka thirrur një mbledhje emergjente të grupit parlamentar socialist paraditen e nesërme.
Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se mbledhja do të zhvillohet nesër rreth orës 11:00 në Kryesinë e Kuvendit. Po përveç deputetëve në mbledhje do të marrin pjesë edhe ministrat dhe krerët e bashkive. Kreu i qeverisë anuloi udhëtimin drejt SHBA dhe u kthye me urgjencë nga Gjermania duke lajmëruar mbledhjen e qeverisë në orën 23:30.