Politike

PD dorëzon kërkesën në Kuvend, Alibeaj: Komisioni për zgjedhjet e 25 prillit, disa nga çështjet që duhen hetuar

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, kanë dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e tij, nënkryetari Alibeaj zbuloi disa nga pikat, që përmban kërkesa e PD, dhe që duhen hetuar.

Pjesë nga deklarata e Alibeajt: Kemi dorëzuar kërkesë si nevojë e aksionit politik, por edhe si nevojë ulëritëse që demokracia kërkon.

Disa nga çështjet që duhen hetuar: Mbyllja e kufijve për emigrantëve, për të bërë të pamundur votimin e tyre. Mosbërja asgjë për procesin e legalizimit për 10 mijë objekte.

Disbursimi i parakohshëm i ndihmës ekonomike. 4 vite u zhvatën, u vodhën, u varfëruan, ndërsa në periudhë zgjedhore 2.5 milionë euro ndihmë ekonomike, duke rifutur familjet në këmbim të votës. Punësimi i së paku 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme, në periudhën e fushatës zgjedhore.Do të hetohet ‘qershia mbi tortë’, spiunazhi modern, 910 mijë shqiptarë të spiunuar prej procesit famëkeq të patronazhistëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: