Politike

PD: Rama, autori i masàkrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve

“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim”, u shpreh sot Partia Demokratike me anë të një deklarate.

“Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet”, thekson PD në reagim të deklaratës së sotme të kryeministrit Rama, i cili tha se “nuk do ta presim PD deri kur të rivendosë lidhjen me realitetin, por jemi gati të bashkëpunojmë me demokratët kurdo qoftë dhe sidoqoftë kjo të jetë e mundur, pa u lodhur, pa humbur durimin”.

“Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre|, shton PD. “Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend”, thekson PD.

“Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë përmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”, përfundon deklarata e PD.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: