Categories Politike

Përçahet opozita, dy deputetët tërheqin firmat për ndryshim sistemi

Dy deputetë të opozitës parlamentare kanë tërhequr firmat nga dokumenti për amendim të Kushtetutës, që ndryshon sistemin zgjedhor. Deputetët Artur Roshi dhe Besnik Troplini kanë njoftuar se, në kushtet e pasigurisë si do të bëhet ndërhyrja në Kushtetutë, ata nuk i qëndrojnë më firmave të tyre. Ndërkohë, një qëndrim surprizë nga ardhur nga radhët e socialistëve.

Deputeti Adnor Shameti thotë se listat duhet të hapen, e për rrjedhojë edhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore. Opozita parlamentare rrezikon të mos e çojë deri në fund kërkesën e saj për të ndryshuar Kushtetutën, në nenet që sanksionon sistemin zgjedhor. Disa orë pasi kjo kërkesë me 29 firma është depozituar në Kuvend, firmëtarët që kërkojnë lista të hapura por dhe ndalim të koalicioneve parazgjedhore, kanë vendosur të heqin dorë.

Kreu i Partisë “Balli Kombëtar Demokrat”, Artur Roshi ka njoftuar tërheqjen e firmës së tij dhe të deputetit Besnik Troplini për ndryshimin e Kushtetutës. Tërheqja e firmave, siç thotë Roshi, bëhet në kushtet e pasigurisë se si do të preket Kushtetuta. “Anonçimi në media se do ndërhyhet në Kushtetutë për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe vendosja e pragut 5% është shqetësuese sepse tregon se dikush është i interesuar. Këtë interes mund ta shfaqi ai që sheh se i afrohet mundësisë dhe fuqisë së kartonit për ta bërë këtë”, shprehet ai.

Por ndërsa opozitarët janë tërhequr, një zë pro listave të hapura, ka dalë nga radhët e deputetëve të Partisë Socialiste. Adnor Shameti i PS, thotë se hapja e listave s’duhet të jenë tabu për mazhorancën e propozon që mos i qëndrohet marrëveshjes, pasi PD ka marrë më shumë se sa i takon.

“Ne nuk duhet të shqetësohemi sa do mërziten ata që janë jashtë apo sa do tronditen ata që nuk hyjnë dot më brenda po u shkëputën nga kërthiza e partive të mëdha. Besoj se është shumë e shëndetshme që të ketë hapje listash, dhe natyrshëm si rrjedhojë të mos ketë më koalicione parazgjedhore. Boll, besoj u benë 30 vjet me kryetarë partish pa parti, që futen nëpër barqet e partive mëmë, me koalicione të mbyllura për të mbyllur pastaj ca ministri dhe drejtori”, është shprehur ai.

Deri më tani mazhoranca, e vetë kryeministri Edi Rama, është shprehur kundër listave të hapura. Gjatë debateve për listat, së fundmi kryesocialisti Edi Rama, është shprehur se ata që mendojnë se hapja e listave është një mundësi transformimi, e kanë ide të gabuar. Kjo me argumentin se për të dyja llojet e listave vendos kryetari i partisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME