Categories Politike

Përplasje mes të majtëve në Shijak, kreu i PS-së replikon me deputetin. Komenti fshihet brenda minutash

Duket se afrimi i zgjedhjeve vendore të qershorit 2019, ka bërë që subjektet e ndryshme politike të nisin takimet e vogla me strukturat apo dhe qytetarët në terren. Një i tillë është organizuar pak ditë më parë nga strukturate PS së Shijakut, nën udhëhejen e Kreut Aktual të Bashkisë, Ardian Kokomani, i cili aspiron një mandat të dytë.

Pavarësisht se ende nuk ka asnjë sinjal lidhur me kandidaturat e mundshme për Bashkitë, përfshirë edhe atë të Shijakut, Kokomani për të marrë “vëmendjen” e qendrës, ka nisur takime të ngushta me deputetë apo struktura të tjera të së majtës në këtë qytet. Në këtë takim, fotot e të cilit janë publikuar nga kryetari aktual i PS në Shijak, Elton Arbana, bashkëngjitur fotove shkruan se: “Nisim organizimin e fushates elektorale 2019 me faktore dhe elemente te partise me te madhe ne vend.Partise Socialiste!Jemi gati!Partia Socialiste e hapur per te gjithe ”.

Në takim, nga foto duket se marrin pjesë Ardian Kokomani, deputeti Ilir Ndrazhi dhe anëtarë të tjerë të PS në këtë zonë. Por, duket se deputeti Jurgis Cyrbja, pjesë e kësaj zone është lënë jashtë këtij takimi dhe njoftimeve të bëra lidhur me këtë takim apo dhe takime të tjera. Cyrbja, i indinjuar shkruan një koment në këtë foto duke u shprehur se: “Po me behet qefi kryetar por do ishte mire qe te kishim dijeni edhe ne si perfaqesues te zones ne Kuvend. Gjithsesi shikoje qe mungojne edhe shume faktore serioz ne ate tavoline”.

Me pas komentit i është përgjigjur sërisht, kreu i PS, Elton Arbana, duke pohuar se: “evertetë është që kishte mungesa por për asrye personale nuk kanë qenë present. Lajmërimi i është bërë. Arsyet e mungesës së tyre i dimë të dy sepse nuk ishin present edhe pse duhet të ishin aty.

Është mbledhje partie jo bashkie. Shpresoj të reflektojnë në mbledhjen e ardhshme që do jetë Asambleja e zgjeruar e PS. Respekt deputeto.”. Komenti i Arbanës, është hequr pak më vonë, ndërsa indinjata e deputetit Cyrbja duket hapur, karshi moslajmërimit ndaj tij, si deputet i zonës, por edhe përfaqësues politik i PS. Megjithatë duket një “fërkim” mes palëve ende pa nisur mirë fushata zgjedhore./Bulevard News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME