Categories Politike

Plani strategjik i Kuvendit/ Zhvillohet mbledhja e përbashkët

Në vijim të punës për hartimin e të parit plan strategjik për Kuvendin e Shqipërisë, punë e nisur në qershorin e vitit 2019, Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me OSBE dhe me projektin “Për mbështetjen e Parlamentit dhe Edukimin Qytetar” (PACEP), zhvilloi sot virtualisht mbledhjen e përbashkët konsultative me pjesëmarrës përfaqësues nga shoqëria civile në vend dhe përfaqësues të administratës së Kuvendit. Këtë takim, që drejtohej nga Mimoza Tasi, oficere ligjore pranë OSBE, e hapi sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj.

Ai u shpreh se takimi me shoqërinë civile është një nga takimet më të rëndësishme, pjesë e konsultimit publik që do të vijohej me takimet me ish-deputetë, mediet dhe institucionet e pavarura. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit shprehu bindjen se konsultimi sa më i gjerë i këtij projekti do të reflektohet edhe në cilësinë e tij dhe pasi i falënderoi për kontributin përmes dhënies së mendimit aktorët e shoqërisë civile, ai u tregua i gatshëm për të mirëpritur sugjerime të tjera. Nga ana e tij, kryetar i grupit të punës për hartimin e Planit Strategjik, Dedë Kasneci, prezantoi për pjesëmarrësit në mbledhjen virtuale përmbajtjen e planit.

Kasneci e njohu mbledhjen me katër fushat prioritare të dokumentit strategjik: 1. Efektivitetin e ushtrimit të funksioneve përfaqësuese, legjislative dhe mbikëqyrëse; 2. Rolin e Kuvendit në proceset integruese dhe diplomacia parlamentare; 3. Transparenca, pjesëmarrja dhe edukimi qytetar në veprimtarinë e Kuvendit; 4. Kuadri rregullator, burimet njerëzore dhe infrastruktura e Kuvendit. Më tej u vijua me prezantimin e qëllimeve strategjike dhe objektivat për t’u arritur për secilin prej prioriteteve.

Në përfundim të prezantimit, Erida Skendaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Ariola Agolli nga Partners Albania,  Erjon Tase nga Instituti i Studimeve Politike dhe Milaim Demnushaj nga Organizata “Të ndryshëm dhe të barabartë”, si edhe përfaqësuesja IECA për edukimin ligjor, dhanë komentet dhe sugjerimet e tyre për t’u reflektuar në dokumentin strategjik. Disa përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile, patën dhënë më parë me shkrim kontributin e tyre në platformë. Mbledhja e sotme u zhvillua përmes platformës së komunikimit virtual, Cisco Webex.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME