Categories Politike

“Pleqëri të mbarë”, Basha i kthen Ramës urimin për Vitin e Ri

Në konferencën e fundit me gazetarët, Lulzim Basha u pyet nëse ka një urim për kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Sali Berishën. Lideri i PD-së zgjodhi që t’i dërgonte një mesazh vetëm Edi Ramës, të cilit i uroi “pleqëri të mbarë”. “Urimi im për shqiptarët është që 2022-shi të jetë një vit që të nisim kthimin drejt normalitetit. Në një vend normal që t’u bëjë të mundur të realizojnë ëndrrat dhe shpresat e tyre sipas aftësive dhe dëshirave.

Kjo nuk do të arrihet brenda një viti, por 2022 duket si një vit i mbarë për ta nisur, për t’u ndarë nga e keqja 31-vjeçare. PD tani e çliruar nga kjo hije dhe barrë e së shkuarës është e vendosur. Me një reflektim të thellë dhe historik për gjithçka që kemi bërë gabim, me një ripërtëritje vizioni të shpirtit dhe korpusit tonë politik.

Të rinjve dhe të rejave dua t’u uroj që viti i ri t’u kthejë besimin te Shqipëria. Këto janë urimet e mia për shqiptarët. Sa për Edi Ramën në rrafshin personal pleqëri të mbarë, në rrafshin politik kurë mos i ardhtë më Shqipërisë një njeri si ai” tha ai.

Ndërkohë që Edi Rama kur u pyet paradite për Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Sali Berishën u uroi shëndet dhe shtoi se nëse do të kishte mundësi do t’i çonte të tre në shtëpi.

“Politikisht do i uroja të shkonin në shtëpi të gjithë, do ishte shumë mirë për ta por e di që ky urim do bjerë në vesh të shurdhër por njerëzisht të kenë shëndet në familje dhe që ta gjejnë nga njëri tjetri mos ta gjejnë nga shëndeti që shëndetin ta kenë gjithmonë me vete për vete e ca bëjnë me njëri-tjetrin është jashtë mundësive të mia për t’i ndihmuar po të më jepnin mundësinë do i çoja në shtëpi të tre” tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME