Categories Politike

“Po ç’na bëre o Bledi , po si na e more o Bledi, përplasje mes Tavos dhe Çuçit për ‘rrjedhjen’ nga LSI

Gjatë ditës së djeshme socialistët e Gjirokastrës lajmëruan me zell, se ishin shtuar me një anëtare të re, të larguar nga LSI, deputeten Ediola Braha, e cila në fakt prej dy vitesh është në mbështetje të mazhorancës në Kuvend.

Ishte ministri Bledi Çuçi, dhe njëherësh drejtues politik i qarkut të Gjirokastrës, ai që njoftoi për lëvizjen e Brahës, që në fakt duket se nuk është asgjë e re, sa kohë që ajo ishte distancuar nga LSI-ja, pas pranimit të mandatit të deputetes, një dhuratë që iu bë nga djegia e mandateve.

Lidhur me këtë lëvizje ka pasur batuta pikante në mes të Vangjel Tavos dhe Çuçit, ndërkohë që prej disa ditësh ka nisur një merkato e frikshme politike.

“Po ç’na bëre more Bledi!? Po si na e bëre këtë o Bledi!? Po si na e more o Bledi!? Po si nuk e kuptove prej dy vitesh kur të erdhi në zyrë (të kujtohet?) që ishte e juaja o Bledi!? Po si nuk e kuptove që ishte e juaja teksa votonte çdo ligj të “Rilindjes”, o Bledi!?

Po si nuk e kuptove o Bledi, se sa talent kishte dhe sa e vlefshme ishte për “Rilindjen” kur e përzgjodhët relatore të ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor? Mos more Bledi çfarë na bëre! Na more një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare!  Sa për shkërmoqjen, o Bledi, është “Rilindja” drejt shkërmoqes totale më 25 prill. Asgjë e askush nuk mund ta ndalë më karrocën e “Rilindjes” tashmë të drejtuar drejt greminës”, shkruante Tavo në rrjetet sociale, ndërsa nuk vonoi as reagimi i Çuçit, i cili shprehej se dhe e gjithë struktura e LSI-së në Lunxhëri kishte kaluar me PS.

“I dashur Vangjel, e shoh që të paska dhembur kalimi i Ediolës tek PS përderisa reagove vetëm për atë dhe nuk të bëri përshtypje kalimi këtë të shtunë i të gjithë strukturës së LSI të Lunxhërisë tek PS….. por e kuptoj pse. Gjithsesi, nuk është faji im që u katandis në këtë derexhe lista e LSI në 2017; Ediola te PS dhe ti tek PD. Miqësisht!”, shkruan Çuçi në reagimin e tij. (Faxweb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME