Politike

Politikanët që nuk thyen herësin! Pas 30 vitesh Pandeli Majko nuk do të jetë deputet

Pas rreth 30 vitesh Pandeli Majko nuk do të jetë më deputet në radhët e Partisë Socialiste në sesionin e ri parlamentar në shtator të këtij viti. Maxhoranca fitoi 18 deputetë në zgjedhjet që u zhvilluan më 25 prill, ndërsa Pandeli Majko ishte renditur një vend më poshtë, pra i 19-ti.

Por ndryshe nga kolegu i tij Fatmir Xhafa, ai nuk arriti që të merrte 10001 vota në emër të tij, në mënyrë që të thyente herësin. Kur kishin mbetur edhe 30 kuti të pahapura në qarkun e Tiranës, Majko rezultonte se kishte marrë në emrin e tij 8663 vota. Njësoj si Majko, edhe deputetja socialiste Mimi Kodheli, e cila konsumoi mandatin e tretë në këtë legjislaturë, në këto zgjedhje ishte vendosur e 21-ta në listën e Tiranës.

Kodheli ka siguruar më pak vota se sa kolegu i saj Pandeli Majko. Deri në mesnatë ajo kishte marrë vetëm 5 mijë. Për të thyer herësin, asaj i duheshin edhe 5 mijë vota të tjera. Kryeministri Rama e zgjodhi këtë skemë si një metodë për të sprovuar vlerën e secilit prej senatorëve në terren, çka do t’i sillte edhe më shumë vota në shportën socialiste. Sipas kreut të qeverisë, kjo ishte një formulë maksimalizuese e votave, në një kohë që PS-ja kërkonte mandatin e tretë, të cilin e fitoi duke thyer traditën në Shqipëri.

DEMOKRATËT QË S’IA DOLËN

Edhe në kampin opozitar pati figura të cilat nuk arritën që të siguronin vota mjaftueshëm në emër të tyre për të dalë deputetë në Parlamentin e ardhshëm. Aldo Bumçi ishte njëri prej tyre. Ai u rendit i 16- ti në qarkun e Tiranës në listën e Partisë Demokratike. Në kryeqytet PD-ja dhe aleatët e saj të vegjël arritën që të nxirrnin vetëm 15 deputetë.

Ndonëse 4 më shumë se në zgjedhjet e parafundit, opozita nuk arriti që të çonte në Parlament sërish Aldo Bumçin. Po kështu, Bumçi ishte shumë larg numrit të nevojshëm të votave preferenciale. Ndryshe nga Bumçi, Bardh Spahia, i cili mbajti vetëm dy vite mandatin e deputetit në qarkun e Shkodrës me PD-në, edhe pse doli kandidati më i votuar në Shkodër, nuk arriti që të siguronte mandatin për t’u rikthyer sërish në institucionin ligjbërës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: