Categories Politike

Propozimi i opozitës për Kodin Zgjedhor, reagon Meta: E përshëndes, e kundërta e Rilindjes që kërkon shtrembërimin e zgjedhjeve

Presidenti i Republikës Ilir Meta nëpërmjet nje statusi në Facebook ka përshëndetur draftin e Opozitës së Bashkuar të dorëzuar dje në Këshillin Politik. “Përshëndes zyrtarizimin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik dje. Opozita është e vendosur për të ndërtuar konsensus në të kundërt të Rilindjes, që kërkon me insistim konfliktin, shtrembërimin e zgjedhjeve dhe asgjësimin e Këshillit Politik si instrument vendimarrës konsensual.”, shkruan Meta duke bërë thirrje për reflektim dhe mospërmbysje të marrëveshjes së 5 Qershorit.

Gjithashtu presidenti ka lavdëruar opozitën që po ndërmerr çdo hap për të çuar para procesin e integrimit europian të Shqipërisë ku reforma zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit elektoral janë kushtet kyç që përcaktojnë hapjen e negociatave. Meta ka vënë dhe theksin tek kërkesa e opozitës për marrjen e opinionit dhe nga ODHIR për çështjet të cilat nuk do të gjejnë dakordësi nga 2 palët.

Reagimi i plotë: “Përshëndes zyrtarizimin e propozimeve të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik dje.

Opozita është e vendosur për të ndërtuar konsensus në të kundërt të Rilindjes, që kërkon me insistim konfliktin, shtrembërimin e zgjedhjeve dhe asgjësimin e Këshillit Politik si instrument vendimarrës konsensual.

Drafti i paraqitur nga Opozita realizon hapjen e listave 100% dhe respektimin e plotë të barazisë gjinore, përkundrejt mashtrimit dhe mbylljes 100% të listave nga Rilindja.

Drafti i opozitës respekton konsensusin e arritur dhe Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Drafti i Opozitës kërkon opinionin e ODIHR për çështjet që nuk ka dakordësi, si një palë e paanshme dhe si vëzhguesit zyrtarë të zgjedhjeve. Opozita ka ndërmarrë çdo hap, që çon përpara procesin e integrimit europian të Shqipërisë ku reforma zgjedhore, zbatimi i saj dhe hetimi i krimit elektoral janë kushtet kyç që përcaktojnë hapjen e negociatave për anëtarësim.

Çdo akt i njëanshëm që përmbys Marrëveshjen e 5 Qershorit do të ishte një atentat dhe provokim i patolerueshëm dhe i paamnistueshëm ndaj rendit kushtetues e demokratik dhe së ardhmes evropiane të vendit.

Koha për reflektim!”, shkruan Meta në Facebook. Opozita e bashkuar dorëzoi dje në Këshillin Politik draftin e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ku kryetari kishte të drejtën t’i mbante të mbyllura listat deri 1/3 dhe kandidatët të mos renditeshin me numër rendor por sipas rendit alfabetik. Propozimi i opozitës, i firmosur nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili është ndryshe nga ai i PS-së i cili lejon votën preferenciale për një kandidat, por renditja bëhet nga kryetari.

Gjithashtu opozita e ka cilësuar si antikushtetues propozimin e PS-së për ndryshimet në kod zgjedhor pasi bie ndesh me ndryshimet kushtetuese qe u bënë në 30 korrik.
Me këto ndryshime, thekson opozita, Kuvendi i ka hequr të drejtën koalicioneve zgjedhore të propozojnë kandidatë në zgjedhje, por këtë të drejtë e kanë vetëm partitë politike, pjese e koalicionit. Ndërkohë, që me ndryshimet që po propozohen tani në Kod, thotë opozita, koalicionit i jepet e drejta e propozimit të kandidatëve, ndërkohë që ndryshimi i njëanshëm kushtetues ia hoqi këtë të drejtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME