Categories Politike

Protesta e Berishës për vizitën e Vuçiç në Tiranë, ndryshon agjenda e takimit

Protesta e thirrur nga deputeti Sali Berisha të hënën ora 16:00 nuk krijon asnjë pengesë apo anulim të Open Ballkan kësaj here planifikuar të mbahet në Tiranë. Megjithatë burime qeveritare shprehen se agjenda përfundimare e mbërritjes të president serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev nuk është përfunduar ende.

Kjo agjendë do të përshtatet për mos të patur asnjë incident me protestuesit që do të udhëhiqen nga Sali Berisha. Ndryshe nga takimet e shkuara udhëheqësit e tre vendeve nuk do të zhvillojnë një shëtitje në qytet siç ka ndodhur në takimet e shkuara në Beograd, Shkup dhe Tiranë.

Kjo për arsye sigurie.

Ora 9 e të martës së 21 Dhjetorit do t’i gjejë kryeministrin Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidentin seb Aleksandar Vuçiç të ulur në një tryezë në Pallati e Brigadave. Gazetari i  Top Channel Muhamed Veliu raporton se në këtë takim të radhës të Open Balkan do të diskutohen e miratohen pesë marrëveshje.

Ato janë:

1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqiperisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifiki për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.
3-Marrveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.
4-Marrveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
5-Marrveshje Shqipëri-Maaedono e Veriut për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

Po ashtu është planifikuar edhe mbajtja e Forumit Rajonal pët Agrikulturë dhe Bashkëpunimin Rajonal.

Konkluzionet e këtij takimi të Open Balkan do të bëhen publike nga kryeministri Edi Rama, kryeministri Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç rreth orës 13:00 të së martës./TCh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME