Categories Politike

Pse Ditmir Bushati nuk i rezistoi ofertës së Ramës

Një vit pasi e larguan nga qeveria, pushimet e Ditmir Bushatit kanë marrë fund. Me të njëjtën lehtësi që e hoqi nga drejtimi i diplomacisë shqiptare, pa i dhënë asnjë arsye apo shpjegim të qenësishëm, Rama e riktheu atë në një pozicion të privilegjuar, duke i besuar rolin e të dërguarit të tij të posaçëm, tashmë që kryeministri mban titullin e kryetarit të OSBE-së.

Ish-ministri, i cili nuk e ka fshehur se Presidenca e OSBE do të ishte edhe për atë vetë një sfidë e madhe, do të ketë detyrën e të dërguarit të Kryesisë në çështje që do ketë nevojë për angazhim, ku si i dërguar do të përfaqësojë presidencën shqiptare në takime të nivelit të lartë.

Mësohet se Bushati do të angazhohet në bisedimet mes vendeve anëtare për emërimin e disa drejtuesve të OSBE-së. Këtë vit, OSBE-ja duhet të zgjedhë sekretarin e ri të Përgjithshëm, sikurse edhe përfaqësuesin për lirinë e medias. Si drejtuese e Presidences, Shqipëria do të ketë një rol të rëndësishëm, por burimet thanë se asnjë shqiptar nuk do të propozohet për të zëvendësuar Greminger apo Dezir.

Bushati përfaqëson Shqipërinë edhe në bisedimet për shkallët e kontributit të forumeve nga vendet anëtare, apo çështje të tjera të ngjashme.

Burime diplomatike shpjeguan për A2 se pozicioni i Bushatit nuk përplaset me atë të ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili duket se do të ketë një rol më formal, duke përfaqësuar Shqipërinë në takimet ku nuk do të jetë prezent kryeministri Edi Rama, ndërsa Ditmir Bushati do të mund të përfaqësojë direkt Ramën si kryetar i OSBE-së në çfarëdolloj niveli protokolli.

2020 do jetë një vit pune sfidues për ish-ministrin e Jashtëm, që duket se ka lënë pas krahëve kritikat për modelin e qeverisjes së PS-së, të cilin e kishte etiketuar si arrogant, aq sa detyra e re që iu besua nga Rama u shoqërua menjëherë me komente për një ripaqtim mes tyre./A2

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME