Categories Politike

Qytetari vlonjat-Ramës: ‘Nuk më kthehet gruaja në shtëpi deri në 9 të darkës…’

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në qytetin e Vlorës, ku ka zhvilluar takime me qytetarë dhe mbështetës të Partisë Socialiste. Teksa fliste për investimet e qeverisë për Lungomaren, Rama tregoi se një qytetar vlonjat e kishte takuar dhe i kishte thënë se nuk do ia jepte votën, sepse gruaja e tij nuk i kthehej në shtëpi deri në 9 të darkës pasi dilte xhiro në Lungomare.

“Më takoi njëri një ditë tha nuk ta jap më votën se nuk më kthehet gruaja në shtëpi deri në 9 të darkës, më thotë jam në Lungomare. Mir ta bën i thashë. Ka punuar për ty gjithë jetën, ka punuar në shtëpi. Ato shtëpitë tek Lungomarja mezi shiteshin, sot hajde bli shtëpi në Vlorë.

Kjo është rruga jonë. Atyre asnjë shans nuk u jepet më, kurse Ilir Meta i ka pasur të gjitha gjërat që një individ duhet të ketë pasur që është bërë 30 vjeç kryeministër, 40 vjeç kryetar kuvendi, 50 vjeç president. Çfarë do Ilir Meta më tani? Asnjë shans. Madje ka thënë se po fitoi Edi Rama jap dorëheqjen. Ne kemi për detyrë ta mundim”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME