Categories Politike

Rama, Bashës: Mos imito ustain tënd! A e kupton sa poshtë je? Mos i hyj kësaj maloreje

Vijon debati në kuvend lidhur me krizën energjetike. Në replikë me kryetarin e PD-së, kryeministri Edi Rama i tha Bashës të mos imitojë Berishën.

“Është shumë e shëmtuar ajo që bëre. Hiq dorë nga imitimi i atij që e quajte Ustai. Ustai yt jo i imi. Sa më shumë e imiton aq më pak mund të kthesh në realitet ato që shikon në ëndërr.

Bëre atë që bëri ai.
Ai ishte autori i një dosje të fabrikuar që i ka dalë rrënja e së vërtetës me djalin tim, e ti e rimerr psa 30 vitesh.  A e kupton sa poshtë je?

Me këto do e ringresh? Me këto do e bësh opozitën duke iu referuar ustait tënd e folur si ai? Me këto do fitosh” tha Rama. Më tej ai e quajti deluzhënël. “Ti je deluzhënël, ti e ustai yt. Që do të thotë një individ, pikëpamjet e bindjet e të cilit bien ndesh në mënyrë të vazhdueshme me realitetin dhe me logjikën e fakteve. Ti thua që çmimi i energjisë është rritur. Nuk është e vërtetë. Faktet nuk janë opinione”

Rama sfidon Bashën.

“Formula denoncimin çoje në SPAK dhe dili për zot.Çoji atje të dhënat. Meqë e sjell këtu SPAK. SPAK nuk është bërë për të ndjekur as ty as mua.”

Rama tha se askush nuk mund ti japë leksion për njohjen e realitetit pasi ai është kryeministri Edi Rama: “Sa duar kam shtrënguar unë do të duhen disa jetë, edhe sikur të nisësh të zgjohesh herët. Por me këtë regjim të zgjumit që ke të duhen shekuj. Mos më trego familjet e varfëra, dhe kush vuan, por unë I shoh atje dhe I kam tek lëkura e dorës. Lloj lloj duarsh të të gjitha moshave, e në këtë pikë askush nuk më jep leksion.

Bashkëqeverisje?

Rama i kërkoi Bashës edhe një herë të mos kopjojë Berishën “Ty ti kanë dhënë gjërat gati vëlla. Ti çfarë ke bërë? Hajde na trego një vepër. Nëse vjen këtu e i jep gojës si ai tjetri, mos u anko se të vjen këtu foltorja në bisedë. Nëse vjen e lëshon të shara sikur nuk e di a je në gjumë a realitet edhe ke një jerm erotik që e shfryn këtu nuk ta kemi fajin ne. Dil këtu e sillu mirë, por mos hyj në garë kush më shan mua më shumë o Lulzim. Mos i hyj kësaj maloreje sepse për të shara nuk e konkuron njeri atë ustain tënd. Eshtë sharësi e shpifësi më i madh.

Ti je shumë majolik për të bërë atë lloj vendi të jashtëderdhjes. Prandaj mbaju majolik bëj debat e mos hyr në historira jo prindërit jo diagnoza.. se je dobët shumë para tij, se je kopja ai është origjinali.
Kur të kalosh nga kopja tek origjinali, nëse ti e ke një origjinal brenda se s’ta kemi kuptuar atëherë kushedi ndërron e mund të bëhesh gati për bashkëqeverisje.”

Replikon Basha

Në replikë Basha e akuzon Ramën se po bën gati të vjedhë sërish shqiptarët me pretekstin e krizës energjie, por në fakt është krizë korrupsioni.

“Unë nuk kam gjetur asgjë gati, përveçse tigrit. E di unë që 2009 të dhëmb më shumë se 2005.  Të hoqa bankomatin në 2011 se ti nuk kishte bashki por bankomat. 11 vjet nuk mbylle gropën e Hajdin Sejdisë. Ti punëtori i madh që stë zë gjumi. Që s’të zë gjumi të besoj por s’të zë për arsye të tjera e ato ke të drejtë. Duhet tia lëmë mjekëve të flasë më mirë se unë”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME