Categories Politike

Rama: Do jem në pushtet deri në 2030-tën, na votojnë për karakterin

Në fjalën e tij në konfrencën e përjavshme me gazetarët, Rama ka folur edhe në lidhje me programet elektorale. Ai tha se qytetarët votojnë për karakterin dhe se në këtë aspekt është shumë më para se Lulzim Basha. Rama tha se PS do të ketë platoformën e saj të “Shqipërisë së 2030-tës”.

KM u shpreh:

Qytetarët e kanë shumë të thjeshtë duhet të ballafaqojnë karakteret, e sigurisht dhe programet, se çfarë është bërë dhe kush ka mundësi që të bëjnë më shumë. Besoj se qytetarët kështu mendojnë gjithmonë kur votojnë, sigurisht që dhe programet kanë peshën e vetë, ne do të ndajmë me shqiptarët një platformë të ‘Shqipërisë në vitet 2030’.

Ne jemi në gjendje të bëjmë atë që qytetarët duan dhe të gjithë ne duam, shumë shpejt do ta ndajmë vizionin tonë me qytetarët. Është kohë e humbur që të diskutojmë propozimet e PD-së pasi në tërësinë e vetë programi është si karakteri i liderit të Partisë, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore.

Në parim them që t’i përgjigjem pyetjes suaj, pasi është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe alternativat tona. Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, për t’iu dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për t’iu marrë shpirtin atyre që fitojnë më pak.

Rama tha se taksa progresive që është aplikuar nën qeverisjen e tij është më e drejta pasi kush fiton më shumë paguan më shumë, ndërkohë që premtoi një rishikim të taksimit 23% për pagat mbi 150 mijë lekë të reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME