Politike

Rama: Dua mandatin e tretë, vetëm PS di ta drejtojë vendin!

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama shkruan se e kërkon mandatin e tretë për të përfunduar punën e lëna përgjysmë.

Ai shton se asnjë tjetër sot për sot, përveç meje e Partisë Socialiste nuk ka as çerekun e fuqisë së ambicies, vullnetit, dijes dhe eksperiencës që ne kemi fituar në drejtimin e vendit. Për Ramën, po ashtu betejat që do të fitohen me patjetër gjatë Mandatit të Tretë, do ta cojnë në një nivel tjetër Shqipërinë.

Rama: Mandatin e Tretë s’do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e sidomos më të voglit nga ne të pestë, nëse nuk do të kishte ende plot gjyshër, prindër e fëmijë që duhen futur të gjithë, deri në fund, në shtëpi e në lagje të reja; nëse nuk do të duhej fituar lufta me Covidin dhe kryer vaksinimi i plotë i njerëzve të këtij vendi, duke kapërcyer një mal me vështirësi; nëse nuk do të duhej përmbyllur reformimi i shëndetësisë, ku pasi është rimëkëmbur gjerësisht infrastruktura e spitaleve e riorganizuar sistemi shëndetësor, duhet përfunduar kjo rimëkëmbje dhe duhet pastruar organizmi i trupës së bluzave të bardha nga abuzuesit e nga batakçinjtë, që njollosin keq punën e mijëra heronjve; nëse nuk do të duhej forcuar progresiviteti i taksimit në favor të atyre që fitojnë më pak, rritur më tej paga minimale dhe pagat në tërësi, tanimë që bazat e ekonomisë janë forcuar, zhvilluar më në fund infrastruktura portuale e aeroportuale, e cila nuk është më një ëndërr po një betejë e nisur konkretisht…

Janë këto e plot beteja të tjera që nuk mund të lihen në mes, sepse asnjë tjetër sot për sot, përveç meje e Partisë Socialiste nuk ka as çerekun e fuqisë së ambicies, vullnetit, dijes dhe eksperiencës që ne kemi fituar në drejtimin e vendit! Dhe mos e harrojë askush, që të nesërmen e tërmetit edhe më optimistët thoshin se Rindërtimi kushedi kur do të bëhet… Po ja, siç po dalim përditë më të fortë nga tragjedia e tërmeti, duke hapur dyer të reja për gjyshër, prindër e fëmijë që kthehen të lumtur në shtëpi më të mira se ato që humbën, ashtu do të dalim edhe nga kjo pandemi e mallkuar, duke e kryer vaksinimin shumë më shpejt se sa duket sot dhe po ashtu betejat që do t’i fitojmë me patjetër gjatë Mandatit të Tretë, do ta cojnë në një nivel tjetër Shqipërinë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close