Kryeministri Edi Rama zbuloi kabinetin e ri qeveritar për katër vitet e ardhshme. Përveç emrave të njohur dhe besnikë të tij, Rama në këtë kabinet zgjodhi të ketë edhe emra të rinj pa asnjë kontribut në politikën shqiptare.
Njëra prej tyre është edhe Bora Muzhaqi, e cila deri dje mbante postin e zv.ministres së Arsimit por tani do të jetë Ministre e Shtetit për Rininë dhe fëmijët. Nuk dihet se çfarë risie mund të sjellë, Bora në qeveri dhe postin që ajo drejton, por duhet të rikujtojmë se gjatë fushatë zgjedhore ajo u bë virale në rrjet për gafat e saj.
Bora, ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve e cila pret të dekorohet nga presidenti Ilir Meta në fushatën hapëse të Partisë Socialiste mezi mbajti të qeshurën teksa fliste para të gjithëve me një letër dhe nuk lexonte dot as ato që kishte të shkruara. Por sikur të mos mjaftonte kjo Bora dhuroi edhe gafa të tjera në fushatë, ku në një takim me studentët tha:
Dua t’ju lë me një fjalë, babai im kur isha e vogël, mbaj mend vetëm njëherë lotoi, ishte dita kur takoi prinderit e mi në gjimnaz. Askush përveç Ramës nuk e di se përse Bora do të jetë ministre, por mund të ketë lidhje edhe me shpresën, që pavarësisht gafave edhe fëmijët mund të bëhen ministra.