Politike

Rama flet për marrëdhënien me Turqinë: S’ka borxhe mes vëllezërve, Erdogan ka simpati për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ndër të tjera foli gjatë mbrëmjes së djeshme edhe për marrëdhënien e Shqipërisë më Turqinë si dhe marrëdhënien e tij me presidentin Erdogan.

Kryeministri tha se Shqipëria ka marrëdhënie vëllazërore me Turqinë dhe një nga arsyet e kësaj është edhe fakti se presidenti turk Erdogan ka simpati për shqiptarët.

“Marrëdhënia e Shqipërisë me Turqinë është vëllazërore dhe këtu nuk mund të flasim për borxh. Nuk hyn Shqipëria në borxh më Turqinë, e as Turqia me Shqipërinë. Unë kam marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Erdogan.

Ai është një politikan i jashtëzakonshëm që e ka çuar Turqinë në një tjeter nivel. Ai ka një simpati për shqiptarët dhe këtë e ka treguar kur njohu pavarësinë e Kosovës”- tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close