Politike

Rama i paraprin ‘furtunës’ për negociatat: Fajin e ka Macron, do reformimin e BE-së

Edi Rama ka publikuar një video-mesazh në faqen e tij në Facebook, para vendimit përfundimtar nga BE lidhur me fatin e negociatave.

Sipas tij, shumica e vendeve janë ‘Pro’ çeljes së negociatave, por tre vende të tjera, mes tyre edhe Franca e shohin me skepticizëm procesin e zgjerimit, pa u reformuar më parë BE.

“Shumica e vendeve janë pro. Franca ende nuk ka vendim të qartë për integrimin e Shqipërisë.

Janë dy apo tre vende të pafavorshme për ne.

Vendimi merret me konsensus dhe për këtë vendosin Franca e Gjermania.

Fjala e fundit nuk është thënë ende, mbetet për në minutat e fundit. Vendimmarrja e 18 tetorit nuk ka asnjë lidhje me çfarë kemi bërë apo s’kemi bërë.

Qasja e Francës nuk është kundër Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut, por presidenti Macron kërkon reformim të BE. Bundestagu i tha PO Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button