Politike

Rama inspekton punimet për spitalin e ri në Laç

Spitali i ri i Laçit do të përfundojë brenda 4 muajsh. Por teksa inspektoi punimet, kreu i qeverisë kërkoi që kjo ndërtesë të përfundojë para afatit. I shoqëruar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë u fokusua edhe tek lagjet e reja që po ndërtohen në Laç. Spitali i ri i Laçit do të shërbejë edhe si shërbim urgjence, përveç pavioneve të veçanta.

Paralelisht procesi i rindërtimit po vijon edhe në Durrës. Kryeministri Rama iu dorëzoi çelësat e shtëpive të reja dy familjeve në Sukth.  Në total në këtë njësi janë 90 banesa individuale për t’u rindërtuar, 30 prej të cilave janë ne proces.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close