Spitali i ri i Laçit do të përfundojë brenda 4 muajsh. Por teksa inspektoi punimet, kreu i qeverisë kërkoi që kjo ndërtesë të përfundojë para afatit. I shoqëruar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë u fokusua edhe tek lagjet e reja që po ndërtohen në Laç. Spitali i ri i Laçit do të shërbejë edhe si shërbim urgjence, përveç pavioneve të veçanta.
Paralelisht procesi i rindërtimit po vijon edhe në Durrës. Kryeministri Rama iu dorëzoi çelësat e shtëpive të reja dy familjeve në Sukth. Në total në këtë njësi janë 90 banesa individuale për t’u rindërtuar, 30 prej të cilave janë ne proces.