Categories Politike

Rama: Ja pse pagat kanë dalë nga dora e njeriut! Nga sot regjistrohet çdo lëvizje!

Kryeministri Edi Rama hodhi dyshime të forta se pagat e mbi 600 mijë shqiptarëve kanë dalë nga dora e njeriut. Në një konferencë nga Kryeministria, Rama tha se është shumë e lartë mundësia e infiltrimit dhe shfrytëzimit kriminal të sistemit, duke qenë se nuk lë gjurmë. Referuar skandalit që ndodhi, Rama tha se nga sot AKSHI ka hyrë në një fazë të re, duke nisur me përdorimin e një teknologjie, në të cilën nuk ka asnjë mundësi të ndërhysh.

“Mundësia e infiltrimit dhe shfrytëzimit kriminal të sistemit përmes veprimeve mekanike është shumë e lartë, duke qenë se nuk lë gjurmë. Këtu kemi të bëjmë me faktorin njerëzor. Duke qenë se sistemi është relativisht i vjetër, atëherë ky ekspozim është më i lartë. AKSHI sot ka hyrë në një fazë të re, duke filluar të përdorët një teknologji shumë më të avancuar, që e bën krejtësisht të pamundur çdo lloj veprimi, edhe manual, mbi sistemin, pasi jo vetëm çdo veprim digjital lë gjurmë, por edhe çdo futje e çdo personi në sistem është e regjistruar. Çdo lloj lëvizje e mausit, miut digjital, është e regjistruar, dhe çdo lloj tërheqje të dhënash është e pamundur”, tha Rama. Në sqarimin e saj, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj, tha pagat e qytetarëve shqiptarë nuk kanë dalë nga platforma “E-Albania”.

“E-Albania është një sistem i sigurt dhe nuk ka lidhje me asnjë rrjedhje informacioni. Qytetarët të përdorin shërbimet aty dhe të jenë të sigurt se përdorin vetëm të dhënat e tyre, asgjë tjetër. Që të ndërvepronin regjistrat në mënyrë të sigurt është krijuar platforma qeveritare e ndërveprimit, që bën të mundur që sistemet të komunikojnë mes tyre në kohë reale. 17 milionë transaksione të kësaj platforme, që bëhençdo muaj, përveçse reduktojnë dokumentet që i duhen qytetarët, realizojnë shërbimin në mënyrë të sigurt duke lënë logo të qarta. Kryefjala jonë në të ardhmen e afërt është ‘block-chain’. Do ta përdorim për sistemin e pronave, duke i bërë pronat e shqiptarëve të pandryshueshme nga askush më. Gjithë ky ekspozim digjital patjetër që shoqërohet me probleme. Problemi i parë është aksesi i atyre që duhet ta përdorin sistemin”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME