Categories Politike

Rama jep detaje për “shtetrrethimin”: Do mbyllen qendrat tregtare, por jo furrat e bukës, ushqimoret dhe farmacitë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë shpjegime të reja për 3 ditët e shtetrrethimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Rama qetësoi të gjithë qytetarët se nuk do të mbyllen furrat e bukës, ushqimoret dhe farmacitë. Ndërsa shpjegoi se do të mbyllen qendrat tregtare që nuk ofrojnë shërbime ushqimi.

“Do të pezullohen aktivitetet brenda qendrave të mëdha tregtare që nuk janë të lidhur me shërbimin për ushqim apo farmaceutike. Dyqane rrobash, parfumesh do të mbyllën në mënyrë që të ruhen të gjithë. Ndërkohë që çdo shërbime për ushqime do të jetë hapur. Është dëmshme që të shkojmë të marrim me radhë furrat e bukës. Për blerjen e ushqimeve, medikamenteve do të jetë gjithmonë e mundur që të lëvizet. I gjithë zinxhiri ekonomik do të mbahet për këtë fazë këtu ku jemi. Nesër paradite ushqimoret, furrat e bukës, farmacitë do të jenë hapur”

Kush do të qarkullojë?

Qarkullimi do të jetë i hapur për ambulancat, makinat që kryejnë shërbim shëndetësor dhe social, për farmacitë, për personelin që furnizon me ushqime, me shërbime kateringu, shërbime postare, zjarrfikës, funeral dhe të gjithë personelin që është i lidhur me sistemet e furnizimit me energji apo ujësjellës kanalizime, plus personeli i policive private të ruajtjes së objekteve, gjithashtu personeli i shërbimeve të internetit”.

Rama sqaroi si duhet vepruar për tu akredituar për qarkullim

“Për të gjitha këto ka një metodë shumë të thjesht, në adresën policia rrugore asp.gov.al administratori i kompanisë duhet të dërgojë listën e personelit emër mbiemër, nr telefoni, nr e targës  se makinës. Është një mënyrë fare e thjeshtë për këtë shpejtësi dhe do të shohim si do të funksionojë. Do të ndiqet e njëjta mënyrë për mediat. Mediat duhet ti drejtojnë në adresën asp.gov.al kërkesën me të gjithë emrat me të njëjtin sistem.

Edhe qarkullimi i makinave të personave me sëmundje kronike, me dokumenton e nevojshëm për trajtimin e tyre është i hapur, siç është i hapur qarkullimi për persona që bëjnë kujdes sopcial për të moshuar”

Rama: Nëse numri rritet më shpejt sesa masat, do jemi në vështirësi

“Nëse numri do të na rritet më shpejt sesa masat atëherë do të jemi në një pozitë shumë të vështirë, por askush nuk i di të gjitha në këtë situatë. Këto që po ju them janë të konfirmuara nga burimet e ekspertizës. Kjo nuk është një shaka, ku secili mund të japë opinionet e veta ”

Çfarë do të ndodhë pas të dielës?

“Para se të vija këtu po dëgjoja kryeministrin britanik i cili shpjegoi pse në Britania nuk do mbyllë shkollat dhe universitet. Është një qasje, por përsa na takon ne do ndjekim qasjen e përshkallëzimit strikt sipas planit për të ngadalësuar shpërndarjen e virusit”.

Jo fluturime në Itali dhe SHBA, kompanive i kemi kërkuar garantimin e fluturimit ne një datë tjetër

“Patjetër nuk ka kufizim për fluturimet, përveç Italisë dhe Amerikës. Pra kush ka biletë për në Itali apo SHBA duhet të presë momentin kur do të rihapet fluturimi dhe rimbursimi apo më shumë sesa rimbursimi që s’ka për të ndodhur, kompanitë duhet të garantojnë fluturimin në një datë tjetër. Kjo është gjëja që i kemi kërkuar kompanive.

Të gjitha ata që kanë bileta për në Itali me air albania do të kenë të rezervuar vendin në momentin kur të hapen fluturimet. Masat janë dinamike dhe progresive. Masat nuk ndalojnë ardhjen e virusit, por ta ngadalësojmë shpërndarjen.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME