Categories Politike

Rama: Me Damianin do ta bëjmë “tërmet” edhe në Vlorë

Presidenti Ilir Meta është zhvendosur në Vlorë për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa dje tha se në qytetin bregdetar në Jug të vendit do të jetë edhe ditën e numërimit për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Në Vlorë, kreu i shtetit tha pak ditë më parë se është një grup kriminal i prekjes se votës që sipas tij “drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro”.

Por kryeministri Edi Rama sonte i kujtoi rastin e Pukës pak ditë më parë. “Përpara pak ditësh patëm një fakt dhe nuk më rezulton që ai që u arrestua me lekë dhe fletë votimi nuk më rezulton i partisë sonë, por të Ilir Metës dhe nuk më rezulton që Ilir Meta të marrë shpatën dhe të nisej për Pukë dhe ti priste duart” tha ai në Vizion plus.

Presidenti ka ngritur akuza ndaj drejtuesit politik të PS-së së Vlorës, Damian Gjiknuri për blerje votash, ndërsa tha se do të ndalojë çdo “tërmet” të ngjashëm me atë të Dibrës në qytetin bregdetar, por Edi Rama e sfidoi.

“Pse unë me Damianin flasim në telefon dhe i them a do ta bëjmë “tërmet” në Vlorë? Unë ia them prapë “tërmet” do ta bëjmë në Vlorë. E ca do me thënë kjo, pse Damiani foli për “tërmet” atje dhe Damiani ishte në krye të një konspiracioni? Në Dibër janë arrestuar dhe dënuar 20 persona. 20 komisionerë dhe çuditërisht, ata ishin të të gjitha forcave dhe shumica të këtyre forcave që ulërijnë dhe bërtasin” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME